Kategoria e Dytë zhvilloi këtë të dielë pesë nga ndeshjet e grupit B të vlefshme për raundin e 11-të. Pas rezultateve të sotme, gara për t'u ngjitur në Kategorinë e Parë duket se do jetë mes Pogradecit dhe Luftëtarit.
Gjirokastritët mundën 1-0 Butrintin e Sarandës, teksa liqenorët e Pogradecit fituan 2-3 në Cërrik me Turbinën. Tri pikë edhe për Shkumbinin, që në Peqin fitoi 1-0 me Maliqin. Oriku mundi 0-2 Këlcyrën, teksa Devolli dhe Labëria u ndanë 2-2.
Pogradeci ka 26 pikë, i ndjekur nga Luftëtari me 25, ndërsa në vendin e tretë është Oriku me 19 të tilla pas fitores 2-0 ndaj Këlcyrës.
Rezultatet:
Devolli 2-2 Labëria
Luftëtari 1-0 Butrinti
Turbina 2-3 Pogradeci
Këlcyra 0-2 Oriku
Shkumbini 1-0 Maliqi
Renditja: