Edhe pse kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar prerazi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drejtimi i partisë dhe se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar, sërish demokratët kanë filluar të deklarojnë kandidaturat e tyre për kryetarë të të djathtëve. Pas Sali Berishës, është Edvin Kulluri që ka deklaruar se është i gatshëm të hyjë në garën për kryetar të PD.
Me një postim në Facebook, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD shkruan se mori vendimin për të kandiduar për kryetar në zgjedhjet e ardhshme në PD, nisur nga situata e krijuar në parti pas humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje.
"Qëndrimet e palëkundura që kam mbajtur mbështetur në këto parime, më bëjnë të besoj se janë të shumtë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë përfaqësim të mëtejshëm në garën për kreun e PD! Politika është 'lufte' dhe jo 'një beteje', ndaj vendimi i shumicës së delegatëve të PD për të mbledhur Kuvendin meriton jo vetëm respektin e çdo anëtari, por edhe kontribut të kujtdo për të qenë pjesë aktive e vendimmarrjes dhe garave që do të prodhojë ky eveniment madhor", thuhet mes të tjerash në postimin e Kullurit.
Berisha pranoi 3 ditë më parë se do të jetë një prej kandidatëve për kreun e PD-së, e duket se mendimit të tij për të ripasur garë në PD, po i bashkohen edhe të tjerë demokratë.
Postimi i Plotë i Kullurit:
Te dashur miq dhe vecanerisht anetare te Partise Demokratike dhe delegate te Kuvendit Kombetar!
Pas shume vitesh aktivitet politik dhe qendrimesh qe kam mbajtur sidomos gjate kesaj krize te rende 4 vjecare, vendosa qe te kandidoj per Kryetar i PDSH ne zgjedhjet e ardhshme qe do te mbahen!
I bindur se kam patur te drejte per situaten e krijuar pas humbjeve dhe deshtimeve te njepasnjeshme, dhe po ashtu me besimin se Kuvendi Kombetar do ta fuse PD ne rrugen e rimekembjes si alternativa me e mire politike, mora kete vendim te rendesishem!
Me mijera demokrate kerkojne reformimin e PD, bashkimin e saj dhe mbi te gjitha ringritjen e saj si nje parti e djathte qartesisht e ndryshme nga ajo e viteve te fundit!
Qendrimet e palekundura qe kam mbajtur mbeshtetur ne keto parime, me bejne te besoj se jane te shumte demokratet dhe qytetaret qe kerkojne perfaqesim te metejshem ne garen per kreun e PD! Politika eshte “lufte” dhe jo “nje beteje”, ndaj vendimi i shumices se delegateve te PD per te mbledhur
Kuvendin meriton jo vetem respektin e cdo anetari por edhe kontribut te kujtdo per te qene pjese aktive e vendimarrjes dhe garave qe do te prodhoje ky eveniment madhor!
Ide dhe vlera pa perfaqesim nuk ka dhe nuk mund te kete! Ndaj e kam mbeshtetur thirrjen e organit me te larte vendimarres te Partise Demokratike dhe besoj thellesisht se me kandidimin tim i shtoj perfaqesim shume delegateve dhe anetareve te PD qe kane patur te njejtat qendrime me te miat dhe kolegeve te tjere gjate 4 viteve te fundit!
Ashtu sic ky akt eshte rrjedhoje e te pakten 18 viteve te fundit aktivitet timin politik ne PD!
Duke ju falenderuar per mbeshtetjen qe kam patur ne vite nga shume prej jush, ju ftoj te ndiqni kete sfide per te cilen jam menduar gjate me besimin se kam marre nje vendim te drejte dhe te duhur!
Nje PD qe lufton per te drejtat themelore politike dhe ekonomike te individit, autonomine lokale si vlere e patjetersueshme e komuniteteve, familjen natyrore dhe vendos Shqiperine mbi interesa te tjera eshte e vetmja PD per te cilen ja vlen te luftoj dhe perpiqem!
Per nje PD te vertete dhe fituese perballe kundershtareve tane por mbi te gjitha si alternativa me e mire qeverise per Shqiptaret dhe miqte e Shqiperise!
Tani po ….rshte nga Dukati dhe ky malukati
Përgjigju