“Kam folur me Ancelotin për pozicionin që do të kem në fushë, por ajo që kemi biseduar mbetet mes nesh. Do të luaj aty ku trajneri do të vendosë dhe do të jap 100. Stili i lojës së Realit më përshtatet, por tani më duhet të punoj shumë’ shprehet ai. Më pas ka folur edhe për pritshmëritë dhe formën optimale.
“Ndihem shumë mirë, me Realin, kam zhvilluar vetëm dy seanca stërvitore. Jam pas në aspektin fizik, por kam mundësi të luaj ndaj Vilarealit. Këtu më kanë pritur shumë mirë, Ronaldo më ka pritur shumë mirë, pres me padurim të luaj me të.
Reali është nën presion për të fituar cdo ndeshje në të gjitha kompeticionet, synon të gjithë titujt e mundshëm, jo vetëm Champions Ligën” përfundon ai. Në Madrid presin të gjithë me padurim të shohin Balen në fushë.
d.b/shqiptarja.com