TIRANE - Bale do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, duke tejkaluar rekordin e deritashëm që e mbante Cristiano Ronaldo, i cili në vitin 2009 i kushtoi Realit 93 milionë euro nga Manchester United. Real Madridi dhe Tottenhami kanë arritur marrëveshjen rekorde të deritanishme në vlerën e 100 milionë euro për transferimin e Gareth Bale sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’. Sipas prestigjozes britanike, presidenti i Totenhem, Daniel Levy, të dielën pas një rezistence shumë të gjatë më në fund ka pranuar ofertën e gjigantit spanjoll dhe zyrtarizmi pritet të bëhet gjatë ditëve.
Real-Totenhem kanë arritur një marrëveshje që shuma të paguhet cash në tre këste. Bale flitet se do të nënshkruajë marrëveshje gjashtëvjeçare me Realin, nga e cila do të fitojë 10 milionë euro në vit. Tottenhami kishte kërkuar në marrëveshje të përfshihen edhe disa lojtarë të tjerë, si Fabio Coentrao, apo edhe Morata, por asnjëri prej tyre nuk është pjesë e marrëveshjes, pasi Reali ka refuzuar t’i përfshijë. Ndërsa në ‘Santiago Bernabeu’ po përgatiten për prezantimin madhëdhtor, Reali po negocion për të drejtat televizive të transmetimit të prezantimit të Bale me fanellën e Realit me numrin 11.
Los Blankos po kërkojnë që të përfitojnë sa më shumë nga Bale që në fillim nga imazhi për të rikuperuar sa më shpejt shumën rekord të 100 milionë eurove që kanë shpenzuar. Por afrimi i Bale ka sjellë edhe spostimin e mesfushorit të talentuar Mesut Ozil që është gati të firmosë për ekipin e Manchester United. Klaimi mund të realizohet para fundjavës kur është afati i fundit i kalimit të futbollistëve për këtë edicion.
Reali kërkon jo pak, por 40-50 milionë euro për fantazistin që ishte gur themeli për skemat e Murinjos edicionin e kaluar, por me ardhjen e Bale s’ka më vend në skemat e Ancelotit, pasi preferon Iscon. I riu spanjoll e ka lënë në stol në hije deri tani turo-gjermanin c’ka është një domethënie e madhe se mund të largohet shumë shpejt. Ozil sipas medieve spanjolle nuk e ka fshehur dëshirën që të largohet nga ekipi i Realit pasi nuk po gjen hapësirë me ardhjen e Isco dhe Bale, ndërsa te United o të kthehej në një lider i padiskutueshëm në mesfushë dhe në një idhull të tifozerisë, madje do të formonte edhe një dyshe të frikshme me Van Persin.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com