Garko: S'kam bërë botox, isha i
sëmurë, komentet online më lënduan 

Garko: S'kam bërë botox, isha i<br />sëmurë, komentet online më lënduan 
Pas zhurmës mediatike të disa ditëve më parë rreth deformimit të fytyrës së tij,  aktori sex-simbol në Itali, Gabriel Garko ka reaguar. Ai është shprehur i shokuar për këtë aludim në media dhe rrjete sociale duke thënë se ishte pak i fryrë në fytyrë, jo për shkak të botoxit por sepse kishte një problem shëndetësor.

“Botox? Në televizion nuk isha mirë sepse isha pak i fryrë, për shkak të një problemi shëndetësor por një aludim i tillë është absurd. Është një foto e marrë nga ekrani. E kanë modifikuar dhe fotografuar në një kënd të tillë që të tregonin anën time më të keqe duke deformuar fytyrën time.

Askujt nuk i erdhi në mendje që mund të ishin foto të rreme?  Kam fikur televizorin dhe celularin sepse jam ndjerë shumë keq,”- ka vijuar aktori. Gjithashtu ai ka theksuar se me këtë çështje do të merren avokatët e tij dhe sigurisht që ai do të dalë më i fituari prej saj, ndonëse ndihet i lënduar.

“Jam narcizist nuk e mohoj, jam edhe një njeri shumë i “poshtër” dhe është e drejtë që një aktor të jetë, duhet të dish ta joshësh kamerën dhe aparatin,”- u shpreh Garko. Disa ditë më parë ishte ftuar në një emision televiziv ku nuk duhej në formën e tij të zakonshme, kaq mjaftoi që në rrjete sociale të aludohej për një operacion plastik.

gabriel garko

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Armiku i Ervis Martinajt u vra në sy të djalit në qendër të Athinës, kush është Roan Brahimi

FOTO/ Armiku i Ervis Martinajt u vra në sy të djalit në qendër të Athinës, kush është Roan Brahimi