VIDEO/ Garon me makina sportive, piloti shqiptar kampion Europe për Report TV: Pasionin ua kam trashëguar fëmijëve

Gazmend Demolli është ndër pilotët më të suksesshëm shqiptarë. Pjesë e Prishtina Racing Team, 40-vjeçari, numëron jo vetëm suksese vendore, por edhe ndërkombëtare në disiplinën e Hill Climb.

“Prej dy vitesh radhazi jam kampion i Kosovës dhe në 2022 kam qenë kampion në kategorinë time në Europën qendrore FIA-Cez,”-u shpreh Gazmendi.

Për Report TV piloti thotë se pasionin për makinat e ka pasur që fëmijë, ndërsa e bën të veçantë fakti që garon me një makinë të ngjashme si ato të Formula 1.

“Një radical SR8 me 480 kuaj fuqi. Kam edhe makina të tjera që i dua dhe i adhuraj. Kam një projekt të një makine për drift që quhet Nissan Z-350,”-tha ai.

Motorët e fuqishëm të makinës, si çdo pilot tjetër, i kanë shkaktuar probleme, por kjo vetëm sa ia ka rritur pasionin për auto sportin.

“Kam patur një aksident vitin e kaluar me këtë makinën që kam, se është e rrezikshme duke qenë e hapur, por nuk ka patur pasoja. Ka qenë aksident të shtunën në prova dhe më pas kemi punuar gjithë natën për ta ndrequr. Pastaj të dielën kemi fituar,”-deklaroi ai.

Auto sporti është ndër sportet më të kushtueshme në botë dhe mbështetja është jetike që një pilot të ecë para.

“Jo, jo përfitime nuk ka, por vetëm shpenzime. Nëse e kemi një ndihmesë të vogël jemi të lumtur se për përfitime nuk bëhet fjalë,”-tha 40-vjeçari.

Aq e madhe është dashuria e 40-vjeçarit për garat me makina sa kujdeset që edhe 2 djemtë e tij të jenë trashëgimtarë të këtij pasioni.

“7 vitë që garoj dhe besoj se do ta vazhdoj sa të kem shëndet. Kam edhe dy djemtë të cilët e kanë nisur me Carting dhe besoj se kanë të njëjtin hobi,”-u shpreh piloti.

Sezoni i ri i garave do të nisë në muajin prill ku Demolli synon sërish të triumfojë jo vetëm në rang kombëtar, por edhe ndërkombëtar.

 

Ne.k./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale