Ish-ylli i kombëtares angleze të futbollit Gary Lineker e ka mbajtur premtimin e bërë një vit më parë në rrjetin social Twitter, kur shkroi se do të prezantonte emisionin e pari të sezonit të ri të rubrikës sportive me të brendshme.

55-vjeçari Lineker, është prezantues i emisionit kryesor të futbollit në BBC dhe as vetë nuk e kishte besuar kur bëri atë premtim të shkujdesshëm duke shkruar se nëse ekipi i tij i zemrës Leicester City do të fitonte Premier Leaguen e sezonit të kaluar, do e prezantonte emisionin me të brendshme. 

Në këtë mënyrë Gary Lineker krijoi një histori televizive dhe do të mbetet gjatë në kujtesën e teleshikueseve.

2


Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)