ALUIZNI ka bërë publike emrat e 1,100 qytetarëve në qytetin e Fierit, të cilëve u është miratuar leja e legalizimit dhe që duhet të kryejnë veprimet përkatëse për marrjen e pronësisë mbi truallin.
Qytetarët e që kanë emrin në listë duhet të paraqiten pranë zyrave rajonale të ALUIZNI-t të Fierit, për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit.
ALUIZNI ka theksuar në vazhdimësi se të gjithë qytetarët do të përfitojnë një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore, në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve nga data e njoftimit.
/Shqiptarja.com