Gati Biblioteka 'Musine Kokalari'
Veliaj: Shoku...nuk është kafe

Gati Biblioteka 'Musine Kokalari'<br />Veliaj: Shoku...nuk është kafe<br>
“Jo jo shoku, nuk është për kafe, po për libra”…Me këtë batutë, e ka nisur kryetari i bashkisë postimin në Facebook të lajmit që Biblioteka “Musine Kokalari” në kryeqyte po shkon drejt përfundimit. 

Në 100-vjetorin e lindjes së Musine Kokalarit, një vit më parë Bashkia e Tiranës, vendosi që njërën ndër Bibliotekat e Qytetit, ta emëronte pikërisht me emrin e saj. Musine Kokalari është shkrimtare dhe politikane e njohur e viteve ’40, që u dënua me burg dhe u internua nga diktatura për idetë e saj demokratike. 

Ajo luftoi që në rininë e saj për emancipimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Ndërsa kryetari i bashkisë deklaron se Biblioteka e re “Musine Kokalari” e Njësisë nr. 17 është thuajse gati, ai ka vijuar me tej komentin: “Është lajm i mirë për një qytet kur bibliotekat bëhen më të mira se kafenetë luksoze””. Më pas, kryetari Veliaj ka vijuar edhe me njoftimet për hapësirat e reja sportive për fëmijët te Liqeni.

[gallery]25108[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër