TIRANE- Ministria e Financave ka bërë publikë emrat e 2029 ish të dënuarve të cilëve u është kaluar nëpër llogaritë bankare kësti i parë i dëmshpërblimit. Ministria e Financave ka bërë publike emrat e përfituesve, bashkë me numrin e dosjes, vendimin e Këshillit të Ministrave i cili i ka njohur të drejtën e dëmshpërblimit, numrin personal të llogarisë bankare si dhe bankën ku do t’i kalohen shumat.

Në këtë mënyrë shkon në 2013 në total numri i ish të përndjekurve të cilëve u është njohur e drejta e dëmshpërblimit financiar dhe që u është kaluar nga Ministria e Financave kësti i parë i dëmshpërblimit.