TIRANË - Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech” të zhvilluar në Tiranë. Në fjalën e tij, Rama shprehu disa nga arritjet e Shqipërisë në sektorin e digjitalizimit, ku theksi bie tek sektori i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe bizneseve, kryesisht përmes aplikacionit e-Albania.
Më tej, Rama u shpreh se po punohet me Emiratat e Bashkuara Arabe për të transformuar shtypshkronjën e letrave me vlerë, ku do prodhohen para, letra me vlerë dhe ku do arrihet që identifikimi i qytetarëve të mos bëhet më prej kartës së identitetit por me anë të telefonit.
'Po përgatisim dhe besoj se do firmosim një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për transformimin e shtypshkronjave e letrave me vlerë. Të prodhojmë jo vetëm paratë, të gjitha llojet e letrave me vlerë, përfshirë edhe të gjithë çfarë ka në botën digjitale, identifikimit përmes telefonit dhe jo përmes një karte identiteti. Duke arritur në të gjithë këtë sistem, të kemi një qeverisje që në 2030 të jetë e një niveli të lartë sa i përket standardeve të ligjit, qytetarin dhe standardeve të respektit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.'
Tjetër aspekt që pritet të ndryshojë është edhe monitorimi me kamera digjitale për të cilën po punohet me Inteligjencë Artificiale. Rama thekson se kamerat digjitale do futen edhe në klasa, ndërsa nëpër rrugë shumë shpejt policia do bëhet e padukshme. Inteligjenca Artificiale do përdoret edhe për gjurmimin e mallrave të akcizës.
'Tjetra që po punojmë, produkt është produkti i sigurisë që lidhet me sigurinë në rrugë që falë një sistemi që këtë e kanë shumë vende të zhvilluara të kamerave digjitale, por bashkuar me AI do mund të monitorojë në kohë reale gjithçka ndodh në rrugët e vendit. Deri në qelizën bazë, shkollat. Do ketë një raport krejt ndryshe mes qytetarit dhe ligjit, ndërkohë që policia do bëhet e padukshme në rrugë si rezultat i teknologjisë. Po ashtu gjurmimi transaksioneve me AI që po bëhet gati ti bashkangjitet fiskalizimit, do bëjë efikas luftën ndaj informalitetit. Kompanitë e mëdha dhe të vogla do monitorohen pa shumë inspektime fizike që bëjnë kontrolle. Një tjetër në gjurmimin e mallrave të akcizës.'
Rama theksoi se momenti i Pandemisë, bëri që të ketë një kthesë shumë të madhe ndë qasjen ndaj teknologjisë, pasi izolimi i njerëzve bëri që të rritet ndërveprimi online.
'Sa herë që vjen fjala për të diskutuar këtë temë, besoj është e udhës të ndaj me ju më kujtohet periudha e pandemisë. Duke menduar për atë periudhë përpiqem të marr me mend çdo kishte bërë Shqipëria nëse nuk do të ishin në nivelin e përparimit digjital ku na gjeti ajo goditje globale. Shqipëria që morëm përsipër të udhëheqim ishte një vend ku faktikisht qeverisja digjitale nuk ishte në degëzimet e para. Ajo që sot është porta e madhe e hyrjeve dhe daljeve të shqiptarëve në gjithë labirintet e Administratës publike me kompjuter dhe telefon ishte asokohe një qenie krejtësisht e papërfillshme me nevojat e administratës për të ndërvepruar me njëri tjetrin, me numër qesharak shërbimesh dhe përdoruesish. Pandemia bëri dhe atë që u kthye në një përafrim të gjithë bashkësi shqiptare, me teknologjinë dhe me qeverinë në kuptimin e qeverisjes së shërbimeve përmes e-albania.'
Për Shqipërinë, thotë Rama është bekim i madh transformimi teknologjik, e cila shfaqet në shifrën e 3.2 mln përdoruesve në e-albania.
'3.2 mln përdorues që ndërveprojnë në mënyrë sistematike janë një shifër kuptimplotë dhe jo karakteristike edhe për vende të zhvilluara. Ky është bekimi ynë, për të jo vetëm të kapur trenin e progresit por edhe për të përparuar me shpejtësi të madhe. Për të revolucionarizuar të gjithë sistemin e qeverisjes së shërbimeve iu duhet të bëjnë kthesa dhe ç’montime, të gjithë flasin për shembullin e Gjermanisë që është lokomotiva e Europës, ka një makineri administrative të ndërtuar prej shumë kohe, e ka më të vështirë ti adaptohet këtij procesi. Për ne është një bekim i madh për të arritur për të kapur kohën e humbur.'
Kryeministri kujton edhe një herë radhët për të marrë një certifikatë, të cilat janë eliminuar falë qasje online në e-albania.
'Çfarë ishin radhët për të marrë shërbime në Shqipëri, qoftë për një certifikatë lindjeje. E merrni me mend çdo kishte ndodhur në pandemi nëse nuk do realizohej mbrojtje përmes izolimit falë teknologjisë, dhe të gjithë do ishin së bashku në të gjitha radhë dhe pagesat. Jemi në një fazë tjetër dhe diskutojmë për gjëra të tjera. Do të ishim sot në një situatë ndryshe nëse kur u goditëm nga një prej fuqive më të mëdha në këtë drejtim por edhe malinje, Iranit, nuk do ishim në gjendje të rezistonim. Por rezistuam sepse kemi vendosur një bazë të tillë jemi në kushtet kur po hedhim hapat e para në revolucionin teknologjik. Në shumë aspekte rruga tradicionale do ishte më e vështirë, për të arritur objektivat për tu ballafaquar me ëndrrën tonë në BE. Kjo rrugë na bën optimist që ky anëtarësim do ndodh shumë shpejt.'
Pjesë e forumit të sotëm në Tiranë, ishte edhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetahu i cili vlerësoi bashkëpunimin rajonal në fushën e teknologjisë. Gjithashtu mbajtën fjalën e tyre edhe minsitri Blendi Gonxhja dhe drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, të cilët edhe ata theksuan rritjen e shërbimeve online ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
Karçanaj njoftoi se në 2025-ën do të jetë gati asistentin e ri virtual që do ndihmojë qytetarë e biznese për të marrë shërbimet në e-Albania.
'Janë 1 mln transaksione me këtë asistent. Do kemi versionin 2.0 që do vijë me zë dhe figurë. Në vitin tjetër kur e-Albania të jetë live do kemi asistentin virtual 3.0, që do jap shërbime direkt pro aktive', tha Linda Karçanaj.
18 milionë euro u janë kursyer shqiptarëve nga shërbimet online, ku e-Albania ka ofruar 45 milionë shërbime elektronike. Ndërkohë janë shmangur mijëra vite radhë pritje nga e-Albania, e cila aktualisht ka mbi 3.2 milionë përdorues.
Kryeministri Rama në fjalën e tij gjatë konferencës rajonale lidhur me përdorimin e teknologjisë në qeverisje, u shpreh se Shqipëria ka lënë prapa Gjermaninë lidhur me indeksin e pastrimit të parave, siç tregon Indeksi i Baselit. Me Inteligjencën Artificiale, shton ai, po punohet që të integrohet një sistem për monitorimin e pastrimit të parasë.
'Procesi do ishte prit që shqiptarët të bëhen gjermanë e kështu me radhë. I kemi lënë prapa bashkë me disa vende të tjera në një pikë, ku na godasin rregullisht me shkopin e mësuesit, në pastrimin e parave. Nuk e them unë, e thotë indeksi i Baselit. Janë jo pak, por 8 vende të BE-së që në indeksin e Baselit renditen pas Shqipërisë. I mirëpresim të gjitha goditjet dhe leksionet. Me AI po punojmë që të integrojmë në sistemin e monitorimit të pastrimit të parasë një model që është do çojë në një nivel tjetër të gjithë procesin e transparencës.'
Kryeministri Rama në fjalën e tij në konferencën rajonale lidhur me qeverisjen përmes teknologjisë, u shpreh se Shqipëria do përdor Inteligjencën Artificiale në përkthimin e legjilacionit të BE-së në një kohë rekord që do mundësojë afrimin e datës së anëtarësimit në BE krahasuar me vende të tjera.
'E tha drejtorja e AKSHI-t, ne po bëjmë procesin e integrimit në BE në fazën e negociatave falë edhe një instrumenti të ri të papërdorur, që është një model i ndërtuar prej nesh enkas i AI. Ky model na jep mundësinë që ne të realizojmë në një kohë shumë më të shpejtë se vendet e tjera të transferimit të trupit legjislativ të BE-së, përkthimin por edhe analizat e teksteve për ato aspekte në impaktin e ligjeve të reja. Nuk bëhet fjalë për disa qindra, por mijëra. Po të kemi parasysh që deri dje ritmi i punës legjislative lidhur me këtë legjislacion ishin 60 për vit, imagjinoni sa i gjatë do ishte procesi. Do na duhej një armatë e tërë me përkthyes, draftues, korrektues.'
Rama shton se Inteligjenca Artificiale do përdoret edhe për prokurimet publike, të cilat në mesin e mandatit të katërt do kryhen pa njeriun.
'Tjetra, një model inovativ me AI për prokurimet publike. Jemi në një fazë tjetër, e tregon progres raporti i BE. Ne nuk kemi asnjë piketë të ndërmjetme. Jemi tanimë në vendin e parë, me modelin e AI që po ndërtojmë unë besoj në mandatin e katërt rreth mesit të mandatit do jemi vendi i parë në prokurime 90% të procesit pa njeriu. Dhe nivel objektiviteti transparence i paarritshëm. Ky është bekim nga teknologjia.'
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbajti fjalën e tij në konferencën rajonale të Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, që po zhvillohet në Tiranë. Gonxhja ndër të tjera theksoi se Shqipëria do jetë ndër vendet e para në Europë që do lançojë një asistent virtual me anë të e-Albania, që do lehtësojë shërbimet për qytetarët dhe bizneset.
'Duhet të rrisim standardet në fushën e sigurisë kibernetike. Digjitalizimi duhet të shoqërohet me digjtalizimin e bërjes ekonomi dhe mënyrës së të menduari. Duhet koalicion mes shteteve, partnerëve, start up. Ambicia është shumë më e madhe se digjitalizimi, është vizioni i një vendi europian të përparuara. Kërkoj të mësojmë më shumë për spektrin dhe si ta përparojmë më shpejt. Ndër vendet e para në Europë për lindjen e një asistenti virtual për e-albania. Në 2030 do kemi edhe më shumë pse të krenohemi.'
TIRANË - Shqipëria ka bërë progres sa i takon pastrimit të parave, ndërkohë Inteligjenca Artificiale tashmë është integruar dhe ka analizuar mbi 2 miliardë transaksione të fiskalizuara
Shifrat u bënë publike nga Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj në konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, në të cilin ishte pjesëmarrës dhe kryeministri Rama, si dhe ministri Blendi Gonxhja.
Ndër të tjera në fjalën e saj ajo tha se në fillimin e 2025, në platformën e-albania do të jetë gati asistenti virtual 3.0 për shërbimet e qytetarëve dhe bizneseve. Më tej ajo theksoi se gati është moduli për transpozimin e direktivave të BE-së me anë të Inteligjencës Artificiale.
'Teknologjia është për ti bërë gjërat më të lehta për qytetarët. Falë digjitalizimit qeveria mund të japi atë çka ka premtuar. Askush nuk kishte menduar që IA do përdoret për të dhënat e fiskalizimi, që do përshpejtonte integrimin e një vendi në BE. Këto janë disa nga projektet e qeverisë për digjitalizimin. Janë 1 mln transaksione me këtë asistent. Do kemi versionin 2.0 që do vijë me zë dhe figurë. Në vitin tjetër kur e-albania të jetë live do kemi asistentin virtual 3.0, që do jap shërbime direkt pro aktive. 2 miliardë transaksione të fiskalizimit janë analizuar me AI. Kemi gati modulin e integrimit që do të bëjë të mundur transpozimin e të gjitha direktivave dhe rregulloreve të BE-së
Kemi 3.2 mln përdorues në platformën e albania. 2.5 mln. shërbime elektronike. 18 mln euro të kursyera nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve. Projekt ambicioz është krijimi i sistemit modern të prokurimeve me AI dhe Machine Learning me transparancë. Do transformohet shërbimi i bashkive ndaj qytetarëve. E kemi shumë të madhe ambicien. Partneritete me organizata botërore, Open AI, Microsoft kanë qenë krah nesh. Kanë dhënë shembuj të përdorimit etik dhe të përgjegjshëm, por kemi të qartë se duhet bërë më shumë. Duhet të kemi vizion. Duhet qasje bashkëpunuese. Kjo konferencë do na bëjë të jemi më të qartë dhe të ndihmojmë njëri tjetrin me shembuj praktik.'
Lajmi ne perditesim...
tashti po na shet fantashkence. kush tha qe nuk lexojne ky dhe ata qe ka rotull. do behen lemsh me keq se cfare jane per momentin : ky ehste i vetmi prediktim qe kam per keta.
PërgjigjuRama nuk ka cfare jep me shume duhet Arlind Qorri dhe Adriatik Lapaj dhe zoti Agron Shehaj , tre politikan te rinj me A ju fillon emri pra 3A-të do e riciklojne politiken e vjeter ! Rama nuk e kalon me shume sesa 60-65 deputet , kjo ka shume mundesi te jete parashikim i sakte
PërgjigjuKy vazhdon me enderra dhe pas 13 vjetesh...ktu ne perendim makinat e policise jane ne cdo rruge...kta nuk dine nga informatika...o zot
PërgjigjuO piktor, ka 30 vjet qe nuk printohen me letra me vlere ne asnje vend te botes se regjistrat mbahen ne forme elektronike. Edhe arsyeja kryesore pse behet me regjister elektronik eshte qe te mos perdoren per pastrim parash ato copat anonime te letres. Nejse, rendesi ka qe paskemi dale kampione universi ne luften kunder pastrimit.
PërgjigjuLol