Gati për shpejtësinë 5G

Gati për shpejtësinë 5G
5G-ja është hapi i radhës për industritë e telefonive celulare. Ekspertët e lidhjeve wifi (internet pa kabull) janë duke punuar për nxjerrjen e risive më të fundit në treg. Për momentin gjithçka është në fazë eksperimentale. Të apasionuarit pas teknologjisë do ta kenë në dorë së shpejti.

Diçka e tillë pritet tw mahnisë në lidhje me industrinë mobile. Industria wireless është duke u përgatitur për 5G-në. Për momentin, 5G-ja është në fazën e eksperimentimit sesa të vënies të saj në zbatim. Diçka e tillë pritet të zbatohet vitin e ardhshëm.

5G-ja lidhet më tepër me rritjen e efiçencës së sinjalit radio përmes avancimeve në transmetim dhe marrje, sesa me përfshirjen e sa më shumë bandwidth-i (brezi i gjerë i transmetimit). "Një protokoll i ri aksesi radio, - u shpreh dr. Wen Tong, drejtuesi i sektorit të kërkimeve wireless si dhe laboratorëve të Huawei-t.

Me 5G-në nuk do të ndihet aspak pritja kur të aksesohet interneti për biseda apo aplikacione. Gjithçka do të ndodhë sa hap e mbyll sytë. 5G-ja së shpejti do të bëhet një domosdoshmëri.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve