Vera është stina kur mund të guxoni me dizajnet e thonjve. Ndoshta është dielli ose garderoba plot ngjyra, por sapo vjen moti i ngrohtë, lind për t’iu larguar manikyrit të thjeshtë e të pastër me diçka më lozonjare dhe më të guximshme.
Këtë sezon frymëzimin duhet ta merrni nga vendet që do të vizitoni për pushime. Për secilin prej tyre, ka ide që i shkojnë për shtat çdo udhëtimi.
Edhe nëse nuk keni planifikuar ndonjë udhëtim, një manikyr i frymëzuar nga destinacionet është një mënyrë argëtuese për të sjellë atmosferën e verës në ‘majat’ e gishtave.
Vijat që na kujtojnë peshqirët e plazhit, efekti perlë që të shkojë me çdo veshje e bizhuteri, lule 3D të kombinuara me manikyrin klasik francez, pika uji, forma guaskash, ngjyra e kaltër, dizajne të frymëzuara nga bregdeti i Amalfit apo nga kombinime që të sjellin ndërmend perëndimin e diellit, zgjedhjet janë të pafundme.
Komente



