Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet ditën e sotme në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.
Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, kuqezinjtë e ndarë në dy grupe zhvilluan një ndeshje kontrolli në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Fillimisht lojtarët punuan në palestër e më pas me disa ushtrime me topin, ndërsa zhvilluan edhe ndeshjen testuese.
Të pranishëm ishin 21 lojtarë që janë paraqitur tashmë në grumbullim, ndërkohë që për të plotësuar grupin stafi teknik kishte marrë në këtë ndeshje kontrolli edhe disa nga lojtarët e Kombëtares U-19, që ka nisur sakaq grumbullimin për dy miqësoret ndaj Turqisë.
Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupit i është bashkuar dje në darkë edhe sulmuesi Myrto Uzuni. Sakaq, mesfushori Keidi Bare ka zhvilluar edhe sot stërvitje të diferencuar nga grupi. Sulmuesi Armando Broja pas një shqetësimi fizik dhe pas kontrolleve mjekësore ka kryer gjithashtu stërvitje veçmas nga grupi dhe pritet t’i bashkohet nesër ekipit.
Edhe mesfushori Klaus Gjasula ka mbërritur tashmë në Shqipëri dhe pritet të nisë përgatitjet me skuadrën ditën e nesërme.
Dy ditë kanë mbetur nga ndeshja me Çekinë, që do të luhet të enjten e 12 tetorit në ‘Air Albania’, duke nisur nga ora 20:45.
M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Revista amerikane 'Travel off Path': Shqipëria ndër destinacionet e qeta mesdhetare për të vizituar në 2025
7 Shkurt, 07:53
-
Shqipëria në vitin 2024 me numrin më të ulët në Ballkan të azilkërkuesve të huaj
4 Shkurt, 15:02
-
OJF-të në Shqipëri përfituan 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite! Grenell publikon shifrat, sa miliona dollarë morën organizatat në rajon
4 Shkurt, 14:20
-
Shqipëria, Finlanda, Mali i Zi: Vendet e Europës me kërkesat më të ulëta të të ardhurave për viza nomade dixhitale
2 Shkurt, 09:26
-
Shqipëria në mesin e 4 vendeve europiane me rënien më të lartë të fëmijëve
30 Janar, 08:12
-
Lehtësohet lëvizja e qytetarëve shqiptarë drejt Malit të Zi me sigurimin 'Karton Jeshil' 1 vjeçar me çmim të reduktuar
29 Janar, 11:39
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
Nisin xhirimet e serialit 'Andrra Amerikane' në New York, synohet shpalosja e kulturës shqiptaro- amerikane
27 Janar, 19:41
-
Studimi i publikuar nga PE: Mjedisi politik në Shqipëri i polarizuar! Parti të dobëta opozitare, qeveria pritet të fitojë gjerësisht në zgjedhje
25 Janar, 11:54
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
Gjykata e Lartë marrëveshje me atë të Italisë: Do të ndikojë në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore
23 Janar, 19:47
-
SHBA ‘harron’ zotimin, u ndalon ëndrrën amerikane refugjatëve, afganët mbeten në Shqipëri
23 Janar, 13:53