Gati struktura zgjedhore
për kryetarin e ri të PD

Gati struktura zgjedhore<br />për kryetarin e ri të PD
TIRANE- Mbeten vetëm 9 ditë nga zgjedhja e kryetarit të ri të PD, ku e djathta po organizon që të ngrerë plotë 39 qendra votimi, të cilat do të ngrihen në ambiente të mëdha në çdo qytet.

Kjo do t’u lehtësojë edhe votimin të gjithë të anëtarësuarve që jetojnë në zona të largëta. 7 prej tyre do të ngrihen në Qarkun e Tiranës. Këto zgjedhje, sipas vendimit të Kryesisë së PD do të funksionojnë njësoj si çdo proces zgjedhor që mbahet në vend. Për këtë PD-ja është kujdesur edhe për komisionin që do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve nga ku do të dalë dhe drejtuesi i ri i PD.

Të gjitha votatat e mbledhura nga 39 qendrat e votimit, mësohet se do të numërohën në Tiranë, pikërisht nga 7 anëtarët e komisionit të posaçëm të ngritur në PD. Ajo që mbetet ende pezull dhe pa një vendim konkret të marrë nga PD-ja është pikërisht fakti i mungesës së vëzhguesve të dy kandidatëve që do kenë gjatë procesit të numërimti të votave. Burime pranë së djathtës, shprehen se ky vendim mund të merret nga PD-ja  2-3 ditët para fillimit të procesit zgjedhor.

Edhe pse në mbledhjen e fundit të kryesisë së PD, kreu në detyrë i së djathtës, Sali Berisha tha se çdo kandidat do të ketë nga një anëtar të këtij komisioni, nuk dihet se kush nga këta të shtatë do të jetë pro Bashës dhe se kush do të jetë pro Olldashit.

Komisioni
Do të jetë një komision në formën e KQZ, ku sipas burimeve brenda PD ky do të udhëhiqet nga këshilltari i kryeministrit Berisha, Gjergj Lezhja. Komisioni, i cili do të ketë shtatë anëtarë do të funksionojë në selinë e PD. Anëtarë të këtij komisioni do të jenë edhe figura të tjerë të njohura në PD si: zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata, ish-deputetja Paulina Hoti, ish-kandidati për deputet Gazmend Dibra, nënkryetarja e PD-së së Vlorës, Bahrije Isufi, drejtori i OST-së Arben Ibro dhe Genti Minarolli.

Sipas burimeve të PD- së të anëtarësuarit që do të votojnë në 22 kkorrik janë më shumë se 100 mijë të regjistruar. Në votim do të marrin pjesë vetëm ata që janë të anëtarësuar para muajit maj, edhe pse kohët e fundit ka patur një dyndje të madhe në selinë blu për të shtuar anëtarësimet, të cilët do të votonin njërin prej kandidatëve që është në garë.

Vetëm një muaj pas zgjjedhjeve parlamentare, elektorati i djathtë në gjithë vendin do tu drejtohet kutive të votimit në datën 22 korrik, nga ku pritet që të zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike. Gara e fortë, me përçarje dhe me dorëheqje të njëpasnjëshme të drejtuesve të strukturave apo këshilltarëve të ministrave të PD-së po zhvillohet mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit.

Fushata
Të dy kandidatët për kreun e PD-së janë duke shpalosur platformat e tyre elektorale në çdo strukturë të PD. Përveç këtij fakti, nga të dy kandifatët ajo që bie më shumë në sy përveç faktit që ashkush nuk shprehet se do bëj një analizë për humbjen, janë akuzat që i drejtohen koalicionit të ri qeverisës. Olldashi lëshon akuza mbi koalicionin PS-LSI, ndërsa Basha ka marrë në mbrojtje administratën.

Shkrimi u publikua sot në gazetën “Shqiptarja.com”

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, urdhër arrest edhe për Lul Berishën! Ish-kreu i bandës së Durrësit i arrestuar në Spanjë

Operacioni i SPAK, urdhër arrest edhe për Lul Berishën! Ish-kreu i bandës së Durrësit i arrestuar në Spanjë