Gati të lërë mandatin e deputetes? Flutura Açka: Nuk e gjej veten në PD, s'jam në ujëra të sigurta
Flutura Açka duke qarë për largimin e Grida Dumës
Pasi derdhi lot për largimin e Grida Dumës, deputetja Flutura Açka duket se po e mendon lënien e mandatit të deputetes. Lotët i cilësoi goditje të momentit ndërsa shprehet se nuk e gjen veten në PD pasi nuk është ujëra të sigurta.
“Lotët e mi ishin goditje e momentit. Dija diçka, por nuk ma merrte mendja që e kishte marrë vendimin… edhe zëri i dridhur i Gridës dhe të gjitha bashkë, kjo ishte arsyeja e emocionit. Është vendim personal i saj. Megjithatë, ajo vazhdon të jetë në politik dhe nga ai front.
“Kam përshtypjen se mjedisi në PD nuk është akoma aq i shtruar sa të jetë dashamirës. Kjo është një nga arsyet mendoj unë. As unë vetë nuk e gjej veten, nuk jam në ujëra aq të sigurta. Projeksioni im ishte ndryshe”, tha Açka në ‘Goca dhe Gra’.
E pyetur se për çfarë do e linte politikën, Açka tha se do ta bënte “vetëm për librin”. Kur po ndiqte konferencën e fundit të Dumës si deputete, Açka u shfaq e përlotur. Por mbetet për t’u parë nëse do të marrë të njëjtin vendim si ish kolegia e saj në një kohë kur deputetët e opozitës kanë përplasje të vazhdueshme me njëri-tjetrin pasi nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët.
E ndodhur përballë përçarjes së Partisë Demokratike, ‘non gratës’ nga SHBA të Sali Berishës dhe demokratëve të ndarë mes Berishës dhe Lulzim Bashës, Grida Duma tha se ka bërë gjithçka për bashkimin dhe ruajtjen e balancave të PD-së. Por largimi i saj nga politika e çoi në një tjetër fushë, atë të medias pasi tashmë është moderatore e një emisioni politik.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.9%
-
JO
49.7%
-
NUK E DI
9.5%
Vota total: 2041
Lajme të tjera
-
Berisha: Ahmetaj ka udhëtuar në Londër për marrëveshje me Ramën! Ka dokumente të pakundërshtueshme se i bëri presion për inceneratorët
24 Mars, 12:33
-
Berisha u ka futur tmerrin demokratëve, e mbajnë lider 80 vjeç e ‘non grata’
24 Mars, 10:20
-
Ligji është i barabartë për këdo, o opozitarë mëkatarë…
23 Mars, 13:36
-
Mero Baze: 22 Marsi, dita kur PD mbriti në pushtet e vdekur
22 Mars, 19:56
-
Ylli Pata: Klasa politike që prodhoi 22 marsi 1992
22 Mars, 19:07
-
Berisha: Regjimi i Ramës përmbyset me forcë konservatore të qendrës së djathtë! PD ishte kthyer në OJF të majtë, u largua nga shtyllat e saj kryesore
22 Mars, 13:11
-
Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së
22 Mars, 11:58
-
Tabaku merr pjesë në mbledhjen e PE, në fokus raporti për Shqipërinë! Deputetja: Lufta ndaj korrupsionit, diskutimi më i rëndësishëm
22 Mars, 09:53
-
Modeli politik i Giorgia Melonit; një shtysë për opozitën shqiptare
21 Mars, 19:51
-
Kadilli: Nuk do pranoja të garojë për Bashkinë Tiranë nga asnjë palë e PD! Përgjegjësit pas 14 majit të largohen
21 Mars, 17:50
-
Lufta brenda PD-së, analisti Burimi: Keni 1 vit pa zgjedhjen e kryetarit! Karabina: S’duam të fusim vëllavrasje demokratët
21 Mars, 14:46
-
Regjistrimi i koalicionit Meta-Berisha, PD kërkon rrëzimin nga KAS: Përdorin simbolet tona, s'kemi kërkuar aleancë! Po kandidatët kush do i propozojë?
21 Mars, 11:10