DURRËS- Vetëm një javë nga mbarimi i mandatit si kryeprokuror i Posaçëm, dhe një ditë pasi i është zgjedhur pasardhësi, Altin Dumani është optimist për të ardhmen e SPAK.
“SPAK është institucion i konsoliduar, ka maturinë e duhur. Prokurorët kanë integritetin e duhur, profesionalizmin e nevojshëm dhe këto janë garancitë që mua më bëjnë optimist për të ardhmen e institucionit dhe besoj se do jetë shumë e mirë", tha Dumani.
Ndërkombëtarët fjalët i kishin të mëdha për Dumanin, teksa e vlerësuan si shërbim të pashembullt punën e tij, por kreu i SPAK pranon vetëm se këto 3 vite ishin shumë të vrullshme.
“Jam prokuror si të gjithë prokurorët e tjerë, që mua dha mundësia në 2022 të drejtoj këtë institucion. Ka qenë nder për mua ta drejtoj në këto 3 vite të vrullshme, intensive, por unë të tillë e kam drejtuar karrierën time, jam në vitin e 26 si prokuror dhe një vit kam punuar dhe oficer i policisë gjyqësore”, tha Dumani.
Në bashkëbisedimin me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, kreu i SPAK, Altin Dumani, e veçoi presionin që ka ardhur në drejtim të tij e kolegëve të tij nga politika, por theksoi se çdo vendimarrje e kanë marrë të pandikuar nga presionet.
“Presioni politik ndaj SPAK ka qenë publik, ka qenë i shpeshtë, por prokurorët e posaçëm kanë pjekurinë dhe integritetin e duhur për ti përballuar këto presione. Nuk na vjen mirë që ndeshmi para këtyre presioneve publike, politike, por është detyra jonë ti përballojmë dhe të mos ndikohemi në vendimmarrjen tonë nga presionet politike. SPAK ia ka rritur ti rezistojë presioneve politike dhe prokurorët kanë hetuar të pandikuar nga këto presione, por kanë patur si guidë ligjin dhe provat”, vijoi Dumani.
Renditi sukseset e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin. Sipas tij, mbi 50% e çështjeve që kanë pasur në fokus zyrtarë të lartë janë mbyllur me vendime të formës së prerë.
Askush nuk është mbi ligjin, SPAK ka ngritur akuza për zyrtarë të nivelit të lartë, nga funksionarët më të lartë deri tek funksionarët te nivelit të mesëm dhe të ulët, SPAK ka ngritur akuza edhe ndaj kryebashkiakëve, prefektëve, gjyqtarëve, prokurorë, funksionarë të Policisë së Shtetit, sekretarë të përgjithshëm. Nga dhe nga ky numër zyrtarësh më shumë se 50% e tyre janë me vendim fajësie me vendim të formës së prerë”, tha Dumani.
Edhe pse në ikje si kryeprokuror, Dumani ngre edhe njëherë zërin për mandatin 9-vjeçar të prokurorëve të posaçëm, për të cilët thotë se Shqipëria nuk e ka luksin t’i humbasë. Dumani kërkon ndryshime legjislative që atyre tu jepet mundësia e rikandidimit në përfundim të mandatit, duke theksuar se deri në vitin 2028 u mbaron mandati 12 prokurorëve të posaçëm dhe kjo do krijonte boshllëk në sistem.
“Në vitin 2028, mbaron mandati në të njëjtën kohë 8 ose 9 prokurorëve. Brenda 2026, i mbaron mandati dhe 4-5 të tjerëv3. Pra 11 apo 12 prokurë të posaçëm s’do jenë më pjesë e SPAK, do krijohet boshllëk shumë i madh. Për këta prokurorë është investuar shumë nga shteti shqiptar, partnerët ndërkombëtare, për ngritjen profesionale, por edhe në drejtim të integritetit të tyre. Largimi i tyre do sillte anomali. Nuk e kemi luksin të largojmë prokurë që janë profesionistë me integritet dhe e kanë treguar me punë. Ne nuk kemi kërkuar rinovim automatik mandati, por mundësinë për të rikandiduar. Rikandimi është i hapur. Gjyqtarët e Posaçëm nuk kanë mandat”, theksoi Dumani.
Altin Dumani, i cili pasoi Arben Krajën, të parin drejtues të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, tashmë do të jetë prokuror në SPAK, deri në vitin 2028, kur i përfundon mandati 9-vjeçar.
Komente













Faleminderit z.Dumani per punen qe keni bere! Puna juaj deri tani ka qene /first baby steps/,kur shume njerez prisnin sprintiere e disa te tjere u zhgenjyen prej jush sapo u preket pak kanakaret e tyre politike.Por asnjehere me pare politika nuk eshte ndjere kaq e prekshme sac ndihet tani pas punes tuaj dhe te kolegeve tuaj.Asnjehere te korruptuarit e gangsteret nuk kane pare dite me te veshtira se sa sot.SPAK eshte shpresa e vetme qe dicka mund te ndryshoje ne Shqiperi.
PërgjigjuOre ca beri ky dumani se spo arrijme ta kuptojme?! Mesa di une dhe po lexojme cdo dite, cdo akuze vjen nga jashte Dhe nga pergjimet gjoja, dhe ne fund pasi i arrestojne disa bishta I mbajne 1-2 vjet dhe dalin pa i hy gjembe ne kembe dhe pa i sekuestruar asnje lek dhe asnje pasuri nderkohe thjeshte ato behen me me emer dhe autoritet dhe ivestojne me fort! Burg perjete apo burg per killera dhe koka krimi spo shohim, Te gjithe bandat jane jashte kokat dmth totalisht Vlore shkoder e korce e tirane e elbasan peqin kukes lezhe Lac mirdite e berat pogradec... te gjithe po vrasin e po vene gjoba Askush si kap, pagujne 20-30 mije euro ne muaj shefa komisariati E drejtues policie pervec festave qe marrin 100 mije prerje 500€ Hajt suksese te metejshme... henkshin kokat dhe pushtetareve Jo vetem te vetat
PërgjigjuDuman do te mbahesh mend si njeriu qe shkaterroi SPAK.Nese nje vrasje shteterore si 21 Janari e gjykuar si e tille jo vetem nga shqiptaret por edhe nga gjykata e Strasburgut nuk meritoi te cohej ne gjykate gjate tre vjeteve te drejtimit tend, por marrja e kompetencave te ekzekutivit dhe pushimi i zv.kryeministres kishte me shume perparesi per ty,atehere ti nuk ke kurrfare lidhje me konceptin e drejtesise.Ti je aty te besh politike dhe te abuzosh detyren.
PërgjigjuJepi dumano,ngriji vetes nje monument dhe emertoje "nesti angoni". Ti, per mua, je me keq se deshtim. T'e ngelshin ne fyt rrogat e majme.
PërgjigjuPaska marre mend e gruas Paska shku ti respektoje studentet... Hajde Dumi im se kane qef te te shohin studentet. Mjer ne ku jemi dhe nga kush presim... Sa qesharak jane kto injorant, mire qe skuptohen!!! Ben dhe drejtues te besuarin e vet dhe vete behet zevendes, Loli me colin hajde luajme cirku ne fshat..
PërgjigjuBanditet ne SPAK duhet te harrojne rikandidimin.
Përgjigju