Përfundimisht gjyqtari Szymon Marciniak është caktuar për të drejtuar finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Manchester City-t më 10 qershor në Stamboll. UEFA pranon dje se ai mund të zëvendësohej pasi kishte folur në një tubim të ekstremit të djathtë në Poloni. Pas një hetimi dhe kërkimi falje, UEFA vendosi që polaku të drejtojë finalen e Champions.
Marciniak u emërua si arbitri kryesor për ndeshjen e madhe, por La Repubblica pohon se UEFA po rishqyrton opsionet për ta zëvendësuar. Kjo për shkak se Marciniak foli në një tubim të ekstremit të djathtë në Poloni me politikanin Slawomir Mentzen, i cili është i njohur për pikëpamjet e tij homofobike dhe antisemitike.
Mësohet se UEFA i kërkoi arbitrit një sqarim urgjent dhe është gati të marrë një vendim sot nëse do të qëndrojë me polakun si arbitër në finale apo do të zgjedhë dikë tjetër për këtë rol. Marciniak jo vetëm mori pjesë në këtë ngjarje, por ishte një folës kryesor të hënën në ngjarjen 'Everest'. “UEFA është në dijeni të akuzave rreth Szymon Marciniak dhe po kërkon sqarime urgjente”, thuhet në një deklaratë.
“UEFA dhe i gjithë komuniteti i futbollit i urren “vlerat” që promovohen nga grupi në fjalë dhe i merr shumë seriozisht këto akuza. Një njoftim i mëtejshëm do të bëhet, pas shqyrtimit të të gjitha provave", thuhet në medie. Do të ishte një goditje për Marciniak, i cili drejtoi finalen e Kupës së Botës 2022 midis Argjentinës dhe Francës.
Szymon Marciniak do jetë arbitri kryesor i finales së Champions League. Këtë vendim ka marrë UEFA pas ankimeve kundër tij, me polakun që ishte pjesë kryesore e një tubimi në vendlindje, për një parti të ekstremit të djathtë që nxiste diskriminimin dhe homofobinë. Pas hetimit, UEFA ka pranuar një kërkesë falje nga arbitri dhe në datën 10 qershor në Stamboll, Marciniak do jetë gjyqtari i finales Manchester City - Inter.