Gatime nga zonja Albana, Burani me spinaq, qepë të njoma dhe oriz

Burani me spinaq, qepë të njoma dhe oriz

Përbërësit:

1 kg spinaq

5 qepë të njoma

4 lgj vaj ulliri

2 lgj oriz

Nenexhik

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht lajmë spinaqin në ujë të rrjedhshëm dhe e kullojmë mirë. Qepët e njoma pasi i kemi pastruar i grijmë imët.

Kaurdisim me vaj ulliri qepët e njoma derisa volumi i tyre të ulet. E ndihmojmë zbutjen me pak kripë dhe piper. Më pas shtojmë orizin dhe vijojmë kaurdisjen për disa minuta. Hedhim dy gota ujë të ngrohtë dhe e lemë orizin të ziejë.

Presim spinaqin në copa jo shumë të vogla (nëse spinaqi është gjethe vogël e lemë ashtu siç është). Pasi spinaqi të ulë vëllimin rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe shtojmë dhe një gotë tjetër me ujë. Pasi burania të ketë përthithur lëngjet shtojmë nenexhik, ulim temperaturën e sobës në minimum dhe e lemë të qëndrojë për rreth 10 minuta me kapak të mbyllur dhe më pas e kemi gati për t’a servirur.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie