'Gaz Demi dhe Partizani do jenë në zemrën time', Zoran Zekic jep sinjale largimi: Kam probleme personale

'Gaz Demi dhe Partizani do jenë në zemrën time', Zoran Zekic jep sinjale largimi: Kam probleme personale

Zoran Zekic dhe Gaz Demi


Partizani fitoi 4-3 kundër Kukësit për javën e tetë në Superligë. Pas ndeshjes për MCN, trajneri i të kuqve tha se ishte një ndeshje e vuajtur. Duket se kroati është pranë largimit nga ekipi, teksa ka një ofertë për te Osijeku në vendlindje.

"Në 20 minutat e para ishim shumë mirë, pastaj nuk e di çfarë ndodhi. Sikur filluam të luanim futboll individual. Tre gola janë shumë. Po ia shpjegoj çunave se në futbollin modern luhet në të dyja fazat. Me situatat që krijoi Kukësi mund edhe të mos fitonim. Të mos marrësh tre pikë me Kukësin nuk do të ishte mirë. Tani jam nervoz. A do të largohem për te Osijeku? Kam respekt shumë të madh për Partizanin dhe  për Gazin, i cili është presidenti im. Kur erdha ishim shumë të sinqertë me marrëdhënien dhe që do të kishim një marrëdhënie pozitive. Në këto 4 muaj e njoh si person dhe do të jetë në zemrën time gjithë jetën. Kam disa probleme personale, por nuk do të flas për to. Në lidhje me këto probleme do flas me Demin dhe do vendosim cila është më e mira", tha Zekic.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Shtatë gola në kryeqytet, Partizani mposht me vështirësi Kukësin! Erzeni fiton derbin me Teutën, Laçi i merr tri pikë Skënderbeut


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë