Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të diel javën e tetë. Gjithçka filloi në orën 14:00, aty ku Laçi fitoi 2-0 me Skënderbeun, me kurbinasit që marrin vendin e dytë në klasifikim. Në 18:00 Partizani mundi 4-3 Kukësin dhe po në këtë orë Teuta humbi 0-1 me Erzenin në "Niko Dovana".
Në Kurbin, Laçi fitoi 2-0 me Skënderbeun. Skuadra e Mirel Josës ishte më kërkuese në fushë, duke marrë tri pikë për javën e tetë. Goli i parë i ndeshjes u shënua në të 42 minutë nga Melo. Pjesa e dytë ishte më e luftuar, teksa korçarët nuk ia dolën të gjenin barazimin. Në të 56 minutë ishin sërish vendasit që gjetën golin e dytë me Sobouale. Goditja e Qatos u stampua në shtyllë dhe më pas në trupin e Alias, ndërsa sulmuesi nuk e pati të vështirë të shënonte golin e dytë. Me Mirel Josën në stol, Laçi siguron fitoren e dytë radhazi dhe me 13 pikë ngjitet në vendin e dytë të renditjes. Nga ana tjetër, pas dy fitoreve, Skënderbeu pëson humbje dhe me 12 pikë renditet në pozitën e katërt.
Emocione dhe shtatë gola në "Arenën e Demave". Partizani fitoi 4-3 kundër Kukësit për javën e tetë në Superligë. Dueli ishte i luftuar, me ndeshjen që u zhbllokua shpejt. Pas vetëm dy minuash, Cara kaloi në epërsi të kuqtë, ndërsa Bintsouka në të 5 minutë shënoi për 2-0. Duhej Salam Gbolahan në të 25 minutë që Kukësi të rihapte gjithçka, para se Bintsouka të shënonte dopietë dhe të dërgonte shifrat në 3-1 për Partizanin në fundin e pjesës së parë. Bytyçi shënoi autogol te Partizani, me ndeshjen që u ndez për pjesën e mbetur. Sërish Bintsouka në të 57 minutë shënoi për Partizanin, teksa sulmuesi gjeti tripletën personale. Sfida "u vulos" 4-3 në minutën e 73, kur Hasaj shënoi për verilindorët. Me këtë sukses, Partizani ngjitet në kuotën e 11 pikëve për vendin e pestë. Kukësi me shtatë pikë mban vendin e fundit.
Për javën e tetë të Superligës, Erzeni fitoi 0-1 në transfertën e "Niko Dovanës" kundër Teutës. Duhej goli i Kacbufit në minutën e 79-të që miqtë nga Shijaku të dilnin me tri pikë, për të kaluar durrsakët në renditje. Një krosim nga Kahrimanovic ka bërë që mbrojtësi të godasë me kokë dhe të mposhtë Demën. Me 11 pikë Erzeni ngjitet në vendin e gjashtë, ndërsa me tetë pikë Teuta mban vendin e tetë.
Superliga - java 8:
E premte
Egnatia 3-0 Dinamo
E shtunë
Vllaznia 0-1 Tirana
E diel
14:00 Laçi 2-0 Skënderbeu (Melo 42', Sobouale 56')
18:00 Partizani 4-3 Kukësi (Cara 2', Bintsouka 5', 44', 57' / Gbolahan 25', Bytycci 48' (ag), Hasaj 73')
18:00 Teuta 0-1 Erzeni (Kacbufi 79')
Renditja:
Partizani fitoi 4-3 kundër Kukësit për javën e tetë në Superligë. Pas ndeshjes për MCN, trajneri i të kuqve tha se ishte një ndeshje e vuajtur. Duket se kroati është pranë largimit nga ekipi, teksa ka një ofertë për te Osijeku në vendlindje.
"Në 20 minutat e para ishim shumë mirë, pastaj nuk e di çfarë ndodhi. Sikur filluam të luanim futboll individual. Tre gola janë shumë. Po ia shpjegoj çunave se në futbollin modern luhet në të dyja fazat. Me situatat që krijoi Kukësi mund edhe të mos fitonim. Të mos marrësh tre pikë me Kukësin nuk do të ishte mirë. Tani jam nervoz. A do të largohem për te Osijeku? Kam respekt shumë të madh për Partizanin dhe për Gazin, i cili është presidenti im. Kur erdha ishim shumë të sinqertë me marrëdhënien dhe që do të kishim një marrëdhënie pozitive. Në këto 4 muaj e njoh si person dhe do të jetë në zemrën time gjithë jetën. Kam disa probleme personale, por nuk do të flas për to. Në lidhje me këto probleme do flas me Demin dhe do vendosim cila është më e mira", tha Zekic.
Për javën e tetë të Superligës, Erzeni fitoi 0-1 në transfertën e "Niko Dovanës" kundër Teutës. Duhej goli i Kacbufit në minutën e 79-të që miqtë nga Shijaku të dilnin me tri pikë, për të kaluar durrsakët në renditje. Një krosim nga Kahrimanovic ka bërë që mbrojtësi të godasë me kokë dhe të mposhtë Demën. Me 11 pikë Erzeni ngjitet në vendin e gjashtë, ndërsa me tetë pikë Teuta mban vendin e tetë.
Emocione dhe shtatë gola në "Arenën e Demave". Partizani fitoi 4-3 kundër Kukësit për javën e tetë në Superligë. Dueli ishte i luftuar, me ndeshjen që u zhbllokua shpejt. Pas vetëm dy minuash, Cara kaloi në epërsi të kuqtë, ndërsa Bintsouka në të 5 minutë shënoi për 2-0. Duhej Salam Gbolahan në të 25 minutë që Kukësi të rihapte gjithçka, para se Bontsouka të shënonte dopietë dhe të dërgonte shifrat në 3-1 për Partizanin në fundin e pjesës së parë. Bytyçi shënoi autogol te Partizani, me ndeshjen që u ndez për pjesën e mbetur. Sërish Bintsouka në të 57 minutë shënoi për Partizanin, teksa sulmuesi gjeti tripletën personale. Sfida "u vulos" 4-3 në minutën e 73, kur Hasaj shënoi për verilindorët. Me këtë sukses, Partizani ngjitet në kuotën e 11 pikëve për vendin e pestë. Kukësi me shtatë pikë mban vendin e fundit.