Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka postuar videon ku opozita me gaz lotësjellës dhe vezë po tenton të pengojë mbajtjen e seancës plenare. Ndërkohë, kryetarja e parlamentit serb Ana Brnabiç po insiston në vazhdim nën sallën e mbushur me gaz lotësjellës.
Një incident ndodhi sot në Kuvendin e Serbisë, kur deputetët e opozitës u ngritën nga ulëset dhe aktivizuan mjete piroteknike në sallë.
Kjo erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.
Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.
Qeveria miratoi paraprakisht rendin e ditës me 62 pika, ku përfshihen edhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë.
Këto të fundit janë kërkesë e studentëve që protestojnë në Serbi, që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 14:59
Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?
-
Po
54.1%
-
Jo
41.3%
-
Jam i/e dyzuar
4.6%
Vota total: 4827
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndryshime ligjore që prekin gjyqësorin, analiza: A po e largon Vuçiç Serbinë nga rruga drejt BE-së?
18 Shkurt, 09:10
-
Aleanca Tiranë–Prishtinë–Zagreb 'alarmon' Vuçiç: Kur të shpërthejë lufta, do të jenë gati për të na pushtuar!
16 Shkurt, 18:11
-
A po mbyllen institucionet e fundit serbe në Kosovë?
16 Shkurt, 16:43
-
Enver Robelli: Vuçiçi dhe vampirët e Muçibabës
15 Shkurt, 19:33
-
Kurti bisedon me senatorët amerikanë për tri kërkesat e Kosovës në raport me Serbinë
14 Shkurt, 22:52
-
Paralajmëron Vuçiç: Do rrisim investimet në mbrojtje për shkak të aleancës mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë
13 Shkurt, 20:04
-
Serbia reagon ndaj takimit Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Ministria e Mbrojtjes: Nuk do të lejojmë që interesat tona të rrezikohen
12 Shkurt, 14:32
-
Serbia dhe Bosnje e Hercegovina vazhdojnë hetimet për kampet paramilitare ruse
11 Shkurt, 13:34
-
OVL-UÇK reagon pas deklaratave të Prokurorisë në Hagë: Proces i njëanshëm, po injorohen krimet e Serbisë!
10 Shkurt, 14:35
-
Pretendimi i Viktor Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë
9 Shkurt, 12:33
-
Shqipëria po humbet tregjet e rajonit
7 Shkurt, 09:10
-
Kishin planifikuar trazira me porosi nga Rusia, Moldavia dënon 3 persona! Dyshohet se ishin trajnuar në Serbi e Bosnjë
6 Shkurt, 19:49