GAZA- Në atmosferën e zymtë të luftimeve në Gaza një mrekulli ka ndodhur me një foshnjë të vogël e cila ka arritur të shpëtojë mrekullisht nga barku i nënës së saj të vrarë gjatë bombardimeve në Gaza.
Sulmi izraelit i ka marrë jetën një nëne e cila ishte në muajt e fundit të shtatzënisë, por jo të voglës së saj. Kjo është foshnja që ka mundur të shpëtojë pas sulmeve me bomba që i morën jetën nënës së saj. Fëmija i lindur prematurë është nxjerrë në sajë të një ndërhyrje kirurgjikale nga nëna e saj, edhe pse e vdekur. Shanset e saj për të mbijetuar janë 50 %. Të paktën kështu pohojnë mjekët palestinezë, shumë të zemëruar me atë çfarë i ka ndodhur të voglës, që deri më tani nuk i kanë vënë as emër.
Bombardimi i cili vrau nënën e foshnjës u zhvillua në një bllok të vogël apartamentesh të civilëve rrëth orës 2 të një dite më parë. Konflikti 18 ditor ka vrarë deri më tani qindra persona, shumica prej të cilëve civilë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO