Këshilli i Sigurimit e ka mbajtur një takim urgjent rreth situatës në Rripin e Gazas. Pas takimit është aprovuar një deklaratë që bën thirrje për armëpushim mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas. Deklarata, e cila e ka marrë miratimin e 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit bën thirrje te të dyja palët që ta mbajnë armëpushimin gjatë tërë festës së Bajramit dhe më tej.
Ndërkohë dhe presidenti amerian Barack Obama ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte mes Izraelit dhe Hamasit, sulmet e të ndërsjella të të cilëve kanë vrarë rreth 1 mijë e 100 njerëz, shumica e të cilëve civilë.
Obama të dielën pati një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se Presidenti shprehu shqetësim të madh për viktimat mes civilëve në Luftën e Gazës.
Obama po ashtu theksoi rëndësinë e sigurisë së Izraelit dhe lehtësimin e krizës humanitare në Gazë. Nuk dihet përgjigja e Netanyahu për çështjet që ngriti Presidenti amerikan në bisedë.
/Shqiptarja.com

VIDEO