GAZA - Një sulm ajror izraelit ka vrarë 3 komandantë të lartë ushtarakë të Hamas bashkë me 3 persona të tjerë në qytetin jugor të Rafah.

Tre komandantët e vrarë kishin një rol kyç në operacionet, ndërtimet e tuneleve si dhe rrëmbimin e ushtarit izraelit Girlad Shalit.

Një ditë më parë, gruaja dhe vajza e liderit kryesor, Mohammed Deif mbetën të vrarë në një sulm ajror. Intensifikimi i sulmeve pas disa armëpushimesh nisi të martën, pas dështimit të bisedimeve negociuese në Kajro.
 
OKB ka shprehur shqetësim të madh për rinisjen e luftimeve duke urdhëruar palët të rinisin urgjentisht bisedimet.
 
Ndërsa, Egjipti shprehu keqardhjen e thellë në fund të një periudhe 10-ditore bisedimesh dhe tha se do të vijojë përpjekjet e saj për t’u dhënë fund luftimeve intensive që në vetëm 6 javë kanë lënë të paktën 2103 viktima palestineze dhe 67 izrealitë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)