VIDEO/ Gazeta 'DANAS' publikon skemën: Si i bleu votat Vuçiç?!

Media serbe 'Danas' ka zbërthyer skemën se sipas saj Partia e Presidentit serb, Aeksandar Vuçiç, ka blerë votat për zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Danas shkruan se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka dhënë me qira hapësirën për call center të partisë së Vuçiç në Qendrën Sportive “Çair” në Nish, ku sipas kallëzimit penal të opozitës, janë blerë votat në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Gjorgje Stankoviç, deputet dhe kandidat në listën “Serbia kundër dhunës”, paraprakisht ka paraqitur kallëzim penal në polici për shkak të dyshimit se dhënia dhe marrja e ryshfetit është kryer në qendrën e SNS në Qendrën e votimit “Çair”.

Sipas informacioneve të tyre, “aty ka pasur njerëz që kanë organizuar blerjen e votave. Votuesit dyshohet se janë paguar nga 9,000 dinarë ose rreth 76 euro.

Drejtoria e Policisë së Nishit paraprakisht ka njoftuar përfaqësuesit e listës zgjedhore “Serbia kundër dhunës” se deri në fund të javës së kaluar do t’i informojnë se çfarë kanë bërë dhe çfarë mund të bëjnë në përgjigje të gjetjeve të tyre.

Nga ana tjetër, 7 të dyshuarit për veprime të dhunshme në protestën e 24 dhjetorit kanë dalë para gjykatës dhe janë njohur me masën e sigurisë.

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë