Gazeta greke “Kathimerini”: Pse Kancelari Scholz mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe është kundër vetos së Greqisë?

Gazeta greke “Kathimerini”: Pse Kancelari Scholz mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe është kundër vetos së Greqisë?

Kryeministri grek Kyriakos Mitostakis, kryeministri Edi Rama dhe Olaf Scholz

Kundërshtimi i Gjermanisë ndaj bllokadës që Greqia i ka bërë Shqipërisë për hapjen e kapitujve me BE-në, mesa duket nuk po kapërdihet nga Athina zyrtare.

Gazeta greke 'Kathimerini’ në një artikull të publikuar ditën e sotme me titull ‘Berlini, Edi Rama dhe prapaskenat”, ka analizuar faktin se pse kancelari gjerman Olaf Solz e mbështeti plotësisht procesin e anëtarësimit të Shqipërisë pavarësisht bllokadës greke për shkak të çështjes Beleri.

“Mbështetja e Kancelarit Olaf Scholz për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, ndërkohë që ai ishte në dijeni të vetos greke që lidhet me betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, nuk ishte një rrufe në Athinë. Javët e fundit kanë mbërritur mesazhe nga Berlini dhe Uashingtoni që Athina duhet të tregojë se po negocion me Ramën. Përgjigja nga Athina ishte e njëjta, që Fredi Beleri të betohet, të ketë një gjykim të drejtë dhe të respektohet prezumimi i tij i pafajësisë”, shkruan “Kathimerini”.

Më tej gazeta greke nënvizon se 2 arsye përse Kancelari gjerman shprehu hapur kundërshtimin e tij ndaj Greqisë.

‘Arsyet pse Scholtz zgjodhi të shprehte kaq hapur kundërshtimin e tij ndaj Athinës janë dy llojesh. E para ka të bëjë me investimin e vetë Shqipërisë në reformimin e sektorit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit në vend. E ashtuquajtura Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit, të cilën zakonisht e përshkruajmë shkurt me inicialet SPAK, e cila nuk i ka dhënë leje Fredi Belerit të kryejë betimin, në fakt është një organ i formuar me njohuri anglo-saksone dhe financim dhe mbështetje gjermane. Prokurorët janë trajnuar në akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia në SHBA, por edhe në Zyrën e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar në Londër. Si për amerikanët ashtu edhe për gjermanët, SPAK është shembulli më i suksesshëm i reformës në Ballkanin Perëndimor dhe as nuk e kuptojnë se mund të bëhet një mjet shfrytëzimi politik që nxjerr në pah kryesisht naivitetin perëndimor për situatën në Shqipëri.

Sa i përket arsyes së dytë të kundërshtisë gjermane, sipas Kathimerini, është më së shumti politik dhe më pak teknik, ndërs akujton darkën që organizoi Mitsotakis e nuk ftoi kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Gjermania e kishte shprehur pakënaqësinë që në Gusht kur Kryeministri grek Mitsotakis organizoi samitin e Ballkanit Perëndimor në Athinë, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit ukrainas, por nuk ftoi Kryeministrin Edi Rama. Disa javë më vonë në Tiranë u mbajt samiti i Procesit të Berlinit. Një arsye kryesore, që tregon gjithashtu përpjekjen shpesh të nxituar gjermane, është situata në Ballkanin Perëndimor pas Shkurtit të vitit 2022 të pushtimit rus në Ukrainë. Gjermania, e cila deri atëherë kishte hezituar, u kthye fuqishëm në anën e atyre shteteve që dëshirojnë integrim të shpejtë dhe të menjëhershëm (dhe pa shumë kushte) në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shkruan ndër të tjera “Kathimerini”.

Media greke e mbyll artikullin duke thënë se në kampin shqiptar, qeveria mban tone të ulëta.

“Një ditë më parë në një konferencë për shtyp, Kryeministri Rama e cilësoi Mitsotakisin mik dhe theksoi se sipas tij çështja Beleri mund të zgjidhet mes dy shteteve dhe jo përmes BE-së”, thekson Kathimerini.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pengim artificial: 15/12/2023 19:28

    Greqisë do t'i kushtojë shumë vetoja ndaj zgjerimit të Europës sepse lojë Putineske nuk mund të luash në Bashkimin Europian ose je jashtë në të ftohtë.

    Përgjigju
  • Laku: 15/12/2023 18:22

    Çkan vellezerit tan grek, po na ven veton ?? Po keta sikur jan shqiptar t gjithe me origjinen e tyre, si ka mundesi te na bejne kete gje vellezerit tan grek ??

    Përgjigju
  • Jorgaq8: 15/12/2023 17:26

    Shqipëria nuk pretendon per minoritet Shqiptar atje, megjithese ka me mijera arvanitas me origjine Shqiptare qe jetojne atje prej shekujsh dhe kane sendertuar identitetin kulturor dhe shteteror Grek,dhe me mbi 600.000 Shqiptare qe jetojne, punojne dhe kane ndertuar jeten e tyre atje... ndersa Greqia me rreth 25000 minoritare qe kane te gjitha te drejtat, vazhdon e blen me pensione fallco ident8tete te Shqiptareve per ti konvertuar ne Grek per pretendimet e tyre qesharake per territore Greke dhe blen vota per nje kryetar idiot bashkie qe eshte thkesht nje kriminel gjakprishur...Turp per nivelin ku ka rene Greqia ..m

    Përgjigju
    • Eshqiptsr bre: 16/12/2023 22:45

      E vertet ésht. Po qeveria shqiptare po flen dhe spo intereson shteti bo sa ma shum buxheti dhe xhepi.

  • Ndergjegja: 15/12/2023 14:28

    Kancelari Shölz eshte mese i informuar se midis Qiriakos dhe Edvinit ka nje marrveshje nentavoline per interesat e tyre imediate te pushtetit dhe pasurimit të padrejte,prandaj mbeshtet Shqiperine....

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 15/12/2023 13:54

    Kancelari Sholc e njeh mjaft mire situaten dhe nuk do te lejoje te realizohet marrveshja nentavoline midis

    Përgjigju
  • Muuuuu: 15/12/2023 13:54

    Keta greket qenkan me te vërtet budallenj, po ka faj gjermania qe nuk i futi shqelmin kur ishte ne kriz greqia. O greqi po do gjermania e fut qysh neser ne BE shqiperin dhe ajo vetoja e juaj nuk asnje pik vlere, dhe boll u hoqet sikur jeni shteti i se drejtes. Faj ka qeveria shqiptare qe nuk gre zerin per te drejtat e shqiptareve ne greqi, nje jët servila nagelem ne shqiptaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve