Gazeta “Zëri”: Serbia po
përfiton nga lufta tregtare

Gazeta “Zëri”: Serbia po<br />përfiton nga lufta tregtare
Serbia duket se po fiton shuma marramendëse parash nga “luftërat” e fundit tregtare që po zhvillohen në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, shkruante gazeta e Prishtinës “Zëri”.

Para pak ditësh autoritetet kosovare bllokuan në kufi një sasi qumështi të prodhuar në Shqipëri, me dyshimin se prania e aflatoksinës ishte mbi normat e lejuara ne BE.

Por, pas pak ditësh, në shenjë hakmarrjeje, edhe pala shqiptare  mori një vendim të tillë, që të ndalojë disa maune me miell që për destinacion kishin tregun shqiptar.

Njohës të rrethanave ekonomike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri thonë se qeveritë në dy anët e kufirit duhet që sa më shpejt që është e mundur të gjejnë një zgjidhje politike për bllokadat e njëpasnjëshme që janë bërë në kufi, pasi, sipas tyre, nga e gjithë kjo situatë përfitues po dalin te jenë kompanitë që sjellin produkte serbe si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) .02.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset