“Shqiptarët e Kosovë përgatiten që të shtunën në mëngjes të hyjnë në veri të Kosovë dhe ta marrin Ujmanin në mënyrë që të pamundësojnë që serbët të fitojnë diçka në Kosovë”. Kështu shkruan gazeta e njohur serbe, "Kurir".
“Sot në orën 13 shërbimet e sigurisë së Kosovës kanë takim me kreun e pushtetit për t’u marrë vesh për detaje të këtij skenari i cili tashmë me ditë të tëra po përgatitet”, pretendon gazeta serbe.
Kjo gazetë shkruan gjithashtu se “ka zbuluar” se me ditë të tëra janë lëshuar dezinformatat mbi konfliktin dhe po përgatitet terreni për aksionin e nesërm. Gazeta vazhdon se hyrja në veri të Kosovës ka për qëllim të pamundësojë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ta bëjnë pozitën e serbëve të pavolitshme në negociata në Bruksel.
Gjithashtu, e përditshmja më e madhe e Beogradit shton se "ushtria e Serbisë, policia serbe dhe shërbimet e sigurisë janë në gjendje gatishmërie".
(Artikulli i 'Kurir' për zhvillimet në Veri të Kosovës)
Lajmi kryesor: