Gazeta suedeze Helsingborgs
Dagblad: Kadare, “kafka shqiptar”
Gazeta suedeze “Helsingborgs Dagblad”, në numrin e saj të martën, botoi një shkrimi me titull “Kafka shqiptar” – ‘En albansk Kafka’, duke vënë në qendër të analizës tri romane të shkrimtarit Ismail Kadare. “Kronikë në gur”, “Pallati i ëndrrave” dhe “Dimri i madh”, janë botuar së fundmi nga shtëpia botuese “Modernista” në shtetin skandinav.
TIRANE- Gazeta suedeze “Helsingborgs Dagblad”, në numrin e saj të martën, botoi një shkrimi me titull “Kafka shqiptar” – ‘En albansk Kafka’, duke vënë në qendër të analizës tri romane të shkrimtarit Ismail Kadare. “Kronikë në gur”, “Pallati i ëndrrave” dhe “Dimri i madh”, janë botuar së fundmi nga shtëpia botuese “Modernista” në shtetin skandinav.
“Kronikë në gur” është një prej romaneve më të hershëm të Ismail Kadaresë. Ndryshe nga letërsia e deri atëhershme për Luftën Antifashiste, e karakterizuar nga dy kampe personazhesh – partizanë e pushtues – ky roman solli një imazh më të ndërlikuar të saj, ku ndërthuren fate ushtrish të huaja të pakteve të ndryshme kundërshtare, fate shtresash të ndryshme brenda për brenda tyre, fate të njerëzve të lidhur vullnetarisht me rezistencën ose të mobilizuar prej komandës, fate të indiferentëve, të sehirxhinjve dhe të kundërshtarëve.
Që lufta ishte një kohë mjaft më e ndërlikuar se ajo që shërbehej prej një tradite letrare skematike; kjo mund të shihet edhe në fatin e një familjeje qytetare në vendin e “Kronikës në gur”, ku konflikti hyn brenda saj, duke ia tronditur regjimin tradicional. Me këtë roman Kadare pasuroi temën e Luftës Antifashiste, duke sjellë një shikim prej fëmije për evokimin e ngjarjeve të saj. Rrëfimi në vetën e fëmijës, në vetën e personazhit që evokon fëmijërinë e autorit, me “pafajësinë” e vet, megjithëse i ka dhënë romanit njëfarë karakteri autobiografik, njëherësh e ka mbrojtur atë prej qëndrimit të kritikës.
Së fundmi, shkrimtari i njohur shqiptar dhe ndërkombëtar, Ismail Kadare, fitoi çmimin e Jeruzalemit për vitin 2015, lajmi i cili u bë i ditur pak ditë më parë, nga mediat izraelite. Ky çmim do t’i dorëzohet Kadaresë në hapje të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Jeruzalem, nga Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin në datën 8 Shkurt 2015.
Librat e përkthyer në hebraisht të autorit janë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Viti i mbrapshtë”, “I ngrirë në akull”, “Pasardhësi”, “Prilli i thyer”, “Piramida”, “Dasma” etj. Ismail Kadare, anëtar i Legjionit francez tё Nderit, ka fituar disa çmime prestigjioze të letërsisë në botë, si Man Booker International Prize, Britani, 2005, Princi Asturias në Spanjë, 2009, etj. Kadare prej vitesh është edhe kandidat i çmimit Nobel.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 janar 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44%
-
Njësoj
18.4%
Vota total: 2003
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çim Peka për t’i shpëtuar hetimit e pranon edhe publikisht: S'jam unë pronari i Syri Tv
3 Gusht, 19:56
-
Kamioni shtron karrexhatën e Napolit me domate, 8 km radhë mjetesh në pikun e vapës
3 Gusht, 19:36
-
Nesër zgjedhje në Himarë, votohet kryetari i ri i bashkisë! Shqiptarja.com dhe Report Tv në transmetim maratonë: Nga vota e parë tek rezultati
3 Gusht, 19:30
-
Situata e zjarreve në vend, 26 vatra brenda ditës dhe 12 janë ende aktive! 450 forca në terren, harta e plotë
3 Gusht, 19:16
-
VIDEO/ Shkopi e godet në 'vend të keq', atleti humbet finalet e Lojërave Olimpike
3 Gusht, 19:10
-
Albin Kurti të hënën vizitë zyrtare në Shkup, pak ditë pas incidentit me Vjosa Osmanin në aeroport
3 Gusht, 19:06
-
Meteoriti që ra në afërsi të Berlinit është 4.5 miliardë vjeçar
3 Gusht, 19:04
-
Izraeli bombardon shkollën ku strehoheshin eksponentë të Hamas, 10 të vdekur
3 Gusht, 18:38
-
Si lindën mediat skuthe në Shqipëri: Furçe opozitës, por edhe ndonjë ministri apo zv/kryeministri!
3 Gusht, 18:30
-
Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalet e boksit! Siguron medaljen olimpike
3 Gusht, 18:17
-
Himara nesër në zgjedhje, policia plan masash: Garantojmë që e drejta e votës të ushtrohet e lirë! 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit
3 Gusht, 18:14
-
Shkroi për trafikun e armëve drejt Britanisë, ambasadori shqiptar në Britani i pakënaqur me titullin e 'The Sun’ i sugjeron një tjetër
3 Gusht, 18:11