Gazetarët theksuan se edhe pse u surprizuan fillimisht me zgjedhjen e Papa Françeskut për të vizituar Shqipërinë, tashmë e kuptojnë se ajo ishte një zgjedhje korrekte, dhe se frymën e tolerancës fetare dhe mikpritjen e popullit shqiptar, e kanë vënë re që në çastet e para të mbërritjes së tyre në vendin tonë.
Antonio Spadaro, i cili është edhe gazetari që ka bërë intervistën më të bujshme në Itali me Papa Françeskun, theksoi se harmonia fetare e popullit shqiptar është e dukshme kudo.
Sa i përket zgjedhjes së Shqipërisë, si vizita e parë e Atit të Shenjtë në një vend europian, Spadaro, nënvizoi se ajo është një zgjedhje korrekte dhe mjaft kuptimplotë nga ana profetike duke parë se vendi ynë po troket në dyert e unionit europian.
“Kam parë katolikë dhe myslimanë në shesh , dhe nga bisedat me myslimanë ditën e djeshme, tregonin se janë mjaft të lumtur për këtë vizitë. Kjo është diçka mjaft e bukur, pasi tregon harmoni dhe ndjenjën e të qënit një popull, pra të qënit shqiptarë dhe diferencat bëjnë progres. Pra Papa Françesku hyn në Europë, se është vizita e parë në një vend europian, dhe në një vend i cili po troket në dyert e Europës për tu bërë pjesë e unionit. Kjo nga ana profetike është një zgjedhje mjaft interesante.” tha gazetari italian Spadaro
Nga ana e saj gazetarja de Luca tha se nisur nga zgjedhjet e Atit të Shenjtë për vendet të cilat ka zgjedhur të vizitojë, kjo ka një simbolikë të veçantë të një vendi që sipas saj vjen nga periferia me synimin për tu bërë pjesë e BE-së.
“Na ka surprizuar se është një vend i vogël, dhe jo në qendër të kontekstit europian, por që po troket në dyert e BE. Megjithatë nuk na ka surprizuar sa i përket zgjedhjeve kontroverse që ka bërë në gjithë këto kohë Papa Françesku. Prandaj zgjedhja e periferive gjeografike, kulturore, zgjedhja e diçkaje që na duket margjinale, por që për të është qëndrore, dhe pas kësaj vizite do të shkojë ne Strasbourg. Pra nga një vend periferik në qendër të Europës.” tha gazetarja Vania de Luca
(Në foto: Gaztari Antonio Spadaro gjatë intervistës për A1 Report)
Më poshtë intervista e plotë me gazetarin Antonio Spadaro:
Është hera e parë që vini në Shqipëri?
Jo nuk është hera e parë, por e treta. E para ishte në 1992.
Nëse i krahason nga vizita juaj e parë deri tani?
Shoh një ndryshim drastik. Në 1992 shihja pasojat e një vendi që i kishte lënë diktatura e Hoxhës dhe kjo ishte mjaft e qartë. Tani shoh një Shqipëri që ka shumë dëshirë për tu rritur dhe se zgjedhja e Atit të Shenjtë ishte shumë korrekte. Pra Papa Françesku hyn në Europë, se është vizita e parë në një vend europian, dhe në një vend i cili po troket në dyert e Europës për tu bërë pjesë e unionit. Kjo nga ana profetike është një zgjedhje mjaft interesante.
Si ju duket atmosfera?
Shumë e bukur dhe shumë e lumtur. Shoh mjaft të rinj. Është një popull shqiptar mjaft i ri dhe të shohësh këta të rinj të brohorasin Papa Françesku është diçka mjaft impresionuese. Kam parë katolikë dhe myslimanë në shesh , dhe nga bisedat me myslimanë ditën e djeshme, tregonin se janë mjaft të lumtur për këtë vizitë. Kjo është diçka mjaft e bukur, pasi tregon harmoni dhe ndjenjën e të qënit një popull, pra të qënit shqiptarë dhe diferencat bëjnë progres.
(Në foto: Gazetarja Vania de Luca gjatë intervistës për A1 Report)