Gazetari Adriatik Doçi zbuloi në 'Repolitix' lidhjet e ngushta të Shkëlzen Berishës me biznesin e demontimit të armëve në Gërdec.
'Në fund të vitit 2006 dhe fillim të vitit 2007, Shkëlzen Berisha shkonte shpesh tek shtëpia e Fatmir Mediut. Dhe në momentin, që Shkëlzen Berisha kishte hyrje-dalje tek Fatmir Mediu, Fatmir Mediu ushtron një lloj presioni në qeveri sigurisht bashkë me Sali Berishën për të finalizuar procedurën e tenderit për demontimin e municioneve.'
Doçi tregon edhe përplasjen që pati në qeveri ish-ministri i Financave Ridvan Bode me Fatmir Mediun për tenderin e kompanisë që do kryente demontimin e armëve në Gërdec
'Me sa duket, ish-ministri i Financave Ridvan Bode nuk ishte në dijeni dhe ka patur një debat më 17 shkurt mos gaboj të vitit 2007, mes Fatmir Mediut dhe Ridvan Bodes, pasi Bode kërkonte që të ishte një tender me procedurë të hapur që shumë kompani të merrnin pjesë në këtë proces, ndërkohë Mediu kërkonte tenderi të ishte i paracaktuar dhe në fund fiton versioni i Mediut, sepse më 14 mars të vitit 2007, Sali Berisha me anë të një vendimi i delegon Fatmir Mediut gjithë çështjen e Gërdecit ku ishte paracaktuar edhe kompania amerikane që do të kryente demontimin.'
Gjtihashtu, më tej gazetari pasqyron lidhjet mes Delijorgjit, vajzës së Fahri Balliut dhe Shkëlzen Berishës në këtë histori.
'Kompania kishte përfaqësues në Shqipëri, Rrahman Selmanllarin, që ishte miku për kokë i Shkëlzen Berishës. Për të përgatitur ishte kompania Albademil e Mihal Delijorgjit. Mihal Delijorgji del që kishte lidhje të ngushta me Shkëlzen Berishën. Mihal Delijorgji kishte kontraktuar për të përgatitur terrenin një kompani tjetër, ku aksionere ishte vajza e Fahri Balliut. Të gjitha këto janë elemente që konfiromjnë që Gërdeci ishte një biznes korruptiv i mbyllur i familjes Berisha. Dhe unë mendoj se Fatmir Mediu do të dënohet, por si një zbatues i një skeme korruptive. Nuk besoj se Fatmir Mediu është përfitues drejtpërdrejtë i kësaj skeme, por është Shkëlzen Berisha.'
Kjo u krye e gjitha, sipas Doçit, për Shkëlzen Berishën.
'Në rastin konkret është deleguar nga Sali Berisha, sepse fillimisht u tentua që të jepej me vendim qeverieky lloj biznesi. Që të kuptojnë edhe një herë njerëzit, që gjithë këto elementë del se kjo është një punë për Shkëlzenin. Është një punë familjare.'
Lajmi kryesor: