Gazetari amerikan i “New York Times”, Xhejms Montag, ka  vizituar së fundmi Ballist Morinën në burgun e Dubvrovnikut.

Ndërkohë gazeta serbe “Blic” duke cituar Montag shkruan se gazetari ëhstë shprehur se Morina ishte i friksohej një ekstradimi në Serbi.

“Kur e takova Morinën ai ishte shume i frikësuar, ishte një person ndryshe nga dy vite me pare. Ishte i frikësuar për te ardhmen, veçanërisht nëse ekstradohet për ne Serbi. Ai ka frike se jeta e tij mund te jete ne rrezik ne Serbi”, ka thënë sipas “Blic” Montag.

Sipas gazetarit amerikan, i cili është cituar edhe nga media të tjera serbe, Ballist Morina rrezikon deri në 8 vite burg.

Nga ana tjetër mediat në Beograd shkruajnë se njerëzit në Serbi shprehen optimist për ekstradimin e Morinës edhe pse nga Tirana ka nisur një ofensivë diplomatike për Zagrebin.

Ekstradimi i Morinës tashmë është në dorë të ministrit kroat të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë.

blic per morinen
(Lajmi i publikuar nga Blic)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com