Gazetari Artan Hoxha paralajmëron videon e frikshme: Si Çapajt sulmuan Forcat Operacionale

I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv me moderator Denis Mingën, gazetari investigativ i Report Tv Artan Hoxha paralajmëroi publikimin shumë shpejt të një videoje të përplasjes së anëtarëve të fisit Çapja me forcat Operacionale të Policisë disa vite më parë.

Sipas Hoxhës, në megaoperacionin e orëve të para të mëngjesit këtë të premte në Elbasan, ku u arrestua edhe Florenc Çapja, kanë marrë pjesë vetëm RENEA dhe FNSH nga Tirana, dhe jo Forcat Operacionale, të cilët nuk janë përfshirë më që pas zjarrit që ju hap nga pjesëtarët e grupit kriminal në Elbasan, më 8 qershor 2016.

"Prandaj nuk është përfshirë edhe skuadra operacionale sepse është goditur direkt, ka pasur një betejë. Do e bëj gati javën tjetër atë materiale dhe do të shikoni që zjarri i hapur mes punonjësve të operacionales dhe pjesëtarëve të një grupi kriminal në Elbasan të duket sikur je në Sinaloa të Meksikës dhe karteli i Sinalos po lufton me gardën meksikane. Uroj që ky të jetë fillimi dhe jo fundi. Sepse me të vërtetë Elbasani ka nevojë për ta zbërthyer një herë e mirë dhe për të dhënë drejtë për kaq shumë njerëz të vrarë, dhe familje e fise që kanë ikur nga sytë këmbët nga Elbasani për t'i shpëtuar këtyre njerëzve që mbanin nën sundim qytetin", tha Artan Hoxha

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 15/06/2019 09:45

    Mir ja kan ber se ndoshta kan qen aty per ti vrara sepse vrasjey aso kohe i bente policia me pages dhe kjo dihet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!