Gazetari Bledi Mane është shprehur se ka lexuar dosjen e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit. Në një status në rrjetet sociale, Mane shkruan se nga nesër të gjithë do të marrin vesh se si sipas tij rektori Koni ua vjedh lekët studentëve.

“E TURPSHME DHE E FRIKSHME/ MYNYR KONI, I PARI DHE I VETMI REKTOR UNIVERSITETI NË BOTË QË PO HETOHET NGA KRIMET E RËNDA!
Fatkeqësisht dhe fatmirësisht, me ka rene ne dore dosja voluminoze e shkeljeve dhe vjedhjeve që nje akademik, më i larti zyrtar i universitetit të Tiranës, paska bër këto 3 vite qe eshte mandatuar si rektor. Nga neser e tutje do lexoni sesi ua shperdoron dhe si ua vjedh leket e femijeve tuaj studentë nje tjeter veremsëz i sistemit arsimor shqiptar!”
- shkruan gazetari në statusin e tij në Facebook.