Gazetari Dema: Qytetet ku kryeson shpërndarja e drogës, risi ajo me postë nga SHBA! Softa: Lëndët narkotike vijnë përmes linjave të transportit nga Kosova

Tirana, Elbasani dhe Shkodra janë qytetet ku trafiku i drogës është më i përqendruar aktualisht, tha gazetari Sokol Dema në “Studio Live” në Report Tv në intervistë me Arbër Hitajn. Si trend të ri, Dema përmendi trafikun e drogës përmes postës nga SHBA.

“Ka një dallim në varësi që drogës që shitet. Kokaina vjen nga vendet e Amerikës latine, Turqia është furnizuese e heroinës. Kanabisi është kryesisht i tregut vendas.  Në javët e fundit ka një trend të një lloji tjetër kanabisi që po vjen nga SHBA. Anti droga ka goditur disa raste që kanë ardhur në mënyrë të përmbledhur. Është një lloj kanabisi që kushton shumë më shtrenjtë dhe vjen me postë nga SHBA. Ka pasur disa alarme nga ana e policisë. Ka njëlloj vëmendje të madhe. Çmimi i këtij lloj kanabisi është shumë i lartë. Atje blihet me çmim të ulët dhe vjen e shitet këtu shumë shtrenjtë”, tha ai.

“Në operacionet që janë kryer nga tempulli Elbasani ka pasur numër të konsiderueshëm të arrestimeve për shpërndarje. Në Tërësi Tirana është në krye. Por në rrethe Elbasani, Shkodra. Nëse shkojmë në Fushë Krujë në Rrëshen në Rubik, edhe në urën vajgurore ka raste të shtuara. Pra mund të themi se kemi të bëjmë me një trend në rritje. Ka një trend të frikshëm të drogë tullumbace, për fat të mirë sot e kemi konsideruar dhe është sipas ligjit zyrtarisht drogë. Policia forcën goditëse muajt e fundit e ka pasur në  një nivel më të lartë”, shtoi Dema.

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa tha se ka një shtim të dërgimit të lëndëve narkotike në vendin tonë përmes linjave të transportit nga Kosova.

“Marrëveshjet mes qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare për lehtësim të procedurave të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë ku kemi numrin më të madh të turistëve, janë mbi 4 mln të ardhur vetëm nga Kosova. Ky fluks  mund të shërbejë për këto grupe, jo pak raste kemi pasur lëndë narkotike që kanë ardhur nëpërmjet linjave të transportit publik nga Kosova në drejtim të vendit tonë dhe kjo mund të jetë një situatë që mund të favorizohet duke e parë Shqipërinë si një treg më të madh të konsumit gjatë verës. Vendi ku përqendrohet është Shëngjini Durrësi, zona e Golemit, pastaj pjesa më e rëndësishme Saranda, Vlora e deri poshtë...”

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Balla kërkon donacione për të luftuar krimin, ambasadori i BE-së, Gonzato: Duhet Ju mbështesim por duhet transparencë

Balla kërkon donacione për të luftuar krimin, ambasadori i BE-së, Gonzato: Duhet Ju mbështesim por duhet transparencë