TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit njoftoi dje se i ka sekuestruar 1.2 mln litra naftë kompanisë së Lulzim Berishës në Durrës, pasi vijonte aktivitetin në portin e Durrësit, pavarësisht se i ishte hequr licenca në shkurt pas goditjes së parë që i dha struktura e re. Por gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno u shpreh në studion e Report Tv se sekuestrimi ka ardhur si pasojë e luftës nga konkurrenca në portin e Durrësit dhe jo për meritë të OFL-së.
'E ka lejuar vetë shteti, duke u maskuar edhe nga biznesmenë të tjerë, që janë të fuqishëm në tregtimin e naftës, që kanë pranuar të ndajnë tortën e tyre ekonomike. Por sërish ka filluar lufta për të kapur tregun e naftës. Është më shumë një luftë mes konkurrencës, vetë profilit të biznesit sesa një punë e mirëfilltë hetimore nga OFL-ja. Deklarata e policisë ishte e ashpër dhe tendencioze. Autoriteti Portual Durrës menaxhohet nga ministria e Transportit, që vendosi të heqë licencën për kompaninë 'Rajan' nuk i hoqi për dy botet, që furnizojnë edhe grosistë.
Ky material i është referuar edhe SPAK-ut dhe nuk e ka pranuar duke ia kaluar Durrësit për hetim tatimor dhe kundravajtje administrative për ushtrimin e aktivitetit pa licencë. Por Ardi Veliu në qershor 2019 i miratoi Lulzim Berishës, licencën për lejimin e një policie private në qytetin e Durrësit, 'One Security'. Emri i tij nuk del direkt, por nga njerëz të tjerë që të çojnë te Lulzim Berisha. Por në 25 shtator në 2019 i njëjti person, Ardi Veliu i hoqi licencën. Kjo kompani sot nuk funksionon. Nuk ka rezultate dhe surpriza, cështja ndodhet në prokurorinë e Durrësit. Nuk përbëjnë elementë të provës penale, që të jepet një masë sekuestro ndaj këtyre pasurive.
Në Shkurt 2020, SPAK i ka marrë të dyja këto pasuri, edhe kompanisë së policisë dhe naftës 'Rajan 2007" dhe ka vendosur që të dyja këto kompani, pavarësisht se ka të dhëna se menaxhohet nga Lulzim Berisha nuk përbëjnë shkak për sekuestro, pasi kanë rrjedhur nga periudha kur Berisha ka dalë nga burgu. Gjykata i bllokoi vetëm makinën e blinduar. Nga 4 mln euro pasuri që OFL-ja çoi në gjykatë për Lul Berishën, vetëm makina e blinduar u sekuestrua. Një pjesë pasurive janë në emrin e motrës së tij, Luljeta Berisha.
E gjitha ka të bëjë me një cështje konkurrence në portin e Durrësit. Janë emra të njohur që operojnë, që dominojnë tregun e naftës në Shqipëri, Lulzim Berisha është një grosist i këtyre personazheve, oligarkëve të naftës, ka edhe fitimin e tij. Por mesa duket ka dashur ose ta marrë të gjithë për vete, ose oligarkët, kjo përplasje ka sjellë se kush klan do të dominojë. Për shkatërrimin e biznesit tani është përdorur OFL-ja" tha ai.
OFL-ja sekuestroi dje 1.2 mln litra naftë në magazinën doganore në pronësi të subjektit "Rajan 2007" të Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit. Operacioni Forca e Ligjit deklaroi se sekuestroja është bërë, pasi pavarësisht se i ishte hequr licenca në 13 shkurt për furnizimin e anijeve të peshkimit në port, subjekti vijonte aktivitetin me shantazhe dhe kërcënime. Enkelejda Shoshi është ish-gruaja e Frederik Shoshit, anëtar i Këshillit të Administrimit të shoqërisë së naftës që iu hoq licenca. Frederik Shoshi dikur ka qenë një ish-dëshmitar i prokurorisë në procesin penal të Lul Berishës dhe i dënuar nga gjykata e Durrësit për kontrabandë me mallra, aktualisht menaxhon një restorant në Durrës.
Kompanija e rojeve te tij ruan gjysmen e institucioneve ne Durres perfshire dhe bankat.
Përgjigju