Gazetari i familjes Berisha, mesazh Bashës: Nëse humbasim edhe këtë herë, më 26 prill fajin do e kesh ti

Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Gazetari i familjes Berisha, Bledian Koka, duke sjellë shembullin e Kosovës, shkruan se opozita në Tiranë duke u marrë me luftën brenda vetes, rrezikon të humbasë edhe këtë herë zgjedhjet.

Por, ai paralajmëron se më 26 prill, ndryshe nga herët e tjera, do të fajësohet Lulzim Basha, jo populli, siç kanë bërë në këto zgjedhjet e fundit.

“Nje mesazh per Lulin e Monen nga Kosova! Vetem pak dite pasi nenshkruan nje marreveshje ne perputhje me moralin politik, sot Albin Kurti e Vjosa Osmani kane publikuar listen e perbashket me 110 kandidate per te rrezuar establishmentin e korrupsionit ne Kosove me afat skadence ne 14 Shkurt.

Pa shume llogari, pa shume cic-mice, pa asnje hezitim e me nje qellim te perbashket, sot ata te dy me shpuren e kandidateve te perbashket, jane gati per ti dhene Kosoves nje ere te re politike nese qytetaret do te dijne ta lexojne mire kete qasje.

Ajo qe po ndodh ne Kosove, si asnjehere tjeter eshte nje shembull i vetedijes politike qe i vjen si nje shuplake e forte Lulzim Bashes e Monika Kryemadhit ne Shqiperi. Ketu vendi nuk eshte gati per te rrezuar establishmentin e vjeter, ama sigurisht qe ka nje nevoje uleritese per te permbysur nje turkoshak si Edi Rama. Sondazhet e thone, por Luli e Mona duket se nuk pranojne.

Te ngaterruar ne analiza elektorale te vitit te mbrapshte politik 2017, asnjeri nga te dy e aq me pak garnitura opozitare perreth, nuk po dine te japin mesazhin e shumepritur se luften e kane me Edi Ramen dhe jo me njeri tjetrin.

Babezia elektorale qe buron prej bindjes se zgjedhjet jane bere, Edi Rama ka humbur dhe keta nuk po dine si te ndajne pushtetin, e ka pozicionuar koalicionin opozitar ne nje situate ne kufijte e qesharakes qe rrezikon te shkaktoje te pamendueshmen. Mandatin e 3-te per Edi Ramen! Nese kjo ndodh, e mos e dhente Zoti, ne 26 Prill fajin per here te pare nuk do ta kete populli, por çifti-kryeopozitar Luli-Mona.

Me dy pare mend qe nuk u mungojne, ata te dy mund te mesojne sot shume nga Albini e Vjosa te cilet e dine se cfare duan per popullin me shume se cfare u duhet per vete. As Albini e as Vjosa nuk u ngaterruan ne llogari elektorale e aq me pak ne pritshmerite personale, por sinergjine per te miren e Kosoves e shkrine ne nje dhe per kete me shume gjase ata do ta kene bereqet per historine e tyre personale e politike.

Nje liste e jo 100 tarafe, nje fryme, e jo 100 pazare meskine. Populli ne Kosove do te dije te kuptoje!… p.s..Shqiptaret ne Shqiperi e kerkojne nje model te tille”, shkruan ai./Tema

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Figura të reja dhe lidershipi i partisë në zonë rreziku/ A ka zgjedhur PS strategjinë e duhur për siguruar një tjetër mandat?

Komento

Komente

  • Juristi: 18/01/2021 02:03

    Hahaha.Me kenaq ky gazetari i Zenit,qe thote-Nese humbasim.Gazetari,eshte e sigurte qe humbisni,prandaj mos prit kot deri me 26 prill,qe ti thuash Lulit,thuaja qysh tani.

    Përgjigju
  • bisha: 17/01/2021 20:30

    shum mire,si ushtari i Berishes qe je mir e ke bjereni prap ne pushtet Monen bashke me Meten,por vetem nje gje eshte e qarte qe aleanca e kosoves eshte si nata me diten me aleancen e ndyre ketu ne shqiperi,qe per hire te karriges nuk duan te dijne fare se me ke bejne aleance.Prandaj dhe Basha akoma nuk jep sinjal bashkimi me LSI se di cfar e pret.

    Përgjigju
  • Lluli: 17/01/2021 20:15

    Kështu mund t'a mundim covidin

    Përgjigju
  • Mondi: 17/01/2021 20:10

    Luli nuk bind gruan e vet qe do fitoj jo me ne qe se honepsim dot si njeri e jo me si kryeminister

    Përgjigju
  • Fran Uci: 17/01/2021 13:54

    Cifti Monika-Basha do marin me 25 prill ate.... te Noc Rrokut.Problemi eshte kush do e haje pjesen me te madhe e syte kakerrdhok.

    Përgjigju
  • Noli: 17/01/2021 09:37

    Shume i ri u be mercenar Bledioni

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Bindja Demokratike dorëzon listat në KQZ! Patoi i pari në listë për Tiranën! Andi Përmeti i pari në Korçë, i dyti Leonard Olli