Gazetari italian DarioDe Luca: Vlora, e preferuara e mafies italiane

Gazetari italian DarioDe Luca: Vlora, e preferuara e mafies italiane

Gazetari italian DarioDe Luca

Gazetari italian DarioDe Luca, që u bë i njohur në Shqipëri për artikujt në lidhje me grupin e Habilajve në Vlorë, ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me trafikantët në Vlorë.

Sipas gazetarit, i cili ka publikuar në artikullin e “La Republica“, ai shkruan se kokaina, heroina, hashashi, marihuana dhe armët, kalojnë ekskluzivisht nga deti.

Nga hetimet e viteve të fundit tregojnë se rrugët e Ballkanit janë portat kryesore për mbytjen e Evropës me drogë.

Dhe harta e tyre e udhëtimit, kartelet lokale kanë një piketë të ndërmjetme në Itali, në zonën e Gargano.

                     DarioDe Luca

Mbretërit shqiptarë të drogës, sipas tij, mbajnë emrat e Kelmend Balilit, Alket Hatisë, Moisi Habilaj dhe Dhimiter e Xhevahir Potit.

Nyja e vërtetë, e cila nuk ka të bëjë vetëm me Durrësin por të gjitha portet e Evropës, është ajo e kontrolleve. Jo të gjitha kontejnerët mund të inspektohen siç duhet. Përmbajtja e tyre duhet të arrijë në destinacionin e tyre në kohë dhe një ngadalësim për shkak të inspektimeve do të krijonte një mbipopullim të anijeve pritëse.

               DarioDe Luca

Në artikull thuhet se Vlora është vendi më i pëlqyer për investimet e mafies italiane veçanërisht në sektorin e restoranteve dhe lojërave të fatit. Ai thotë se nuk është rastësi që pikërisht atje u kap bosi i Sacro Corona.

Klanet e Pulias për vite me radhë riciklojnë paratë e tyre në Shqipëri, një praktikë që nuk ka nevojë për masa të posaçme paraprake, pasi në këtë shtet kontrollet paraprake për kompanitë dhe investitorët nuk kanë një strukturë të krahasueshme me atë të Italisë.

Vazhdon DarioDe Luca.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja