Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurimit, GJKKO rrëzon kërkesën e financierit të 'Habilajve' Nezar Seiti

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurimit, GJKKO rrëzon kërkesën e financierit të 'Habilajve' Nezar Seiti

Nezer Seiti

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e financierit të 'Habilajve', Nezar Seiti, pasi kërkoi zëvendësimin e masës së sigurimit.

I njohur si financiari i grupit të Habilajve më 31 tetor Seiti, i cili po gjykohet në mungesë në Shqipëri, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme për ndryshim mase.

"Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Luljeta Kole, bazuar në nenin 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 620, datë 07.11.2024, vendosi: Rrëzimin e kërkesës. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit", thuhet në njoftim. 

Nezar Seiti u arrestua në Shqipëri në 2017, por u ekstradua drejt Italisë pasi edhe atje po gjykohej së bashku me vëllezërit Habilaj për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!