Gazetari Koka: Prokuroria të nisë hetimet për kërcënimin e gazetarit Bollino! Meta të bëjë 'mea culpa' për fotot me trafikantët (VIDEO)

TIRANË- Drejtori i Informacionit në "Syri TV",  Bledian Koka ka dënuar kërcënimet që i janë bërë gazetarit dhe botuesit Carlo Bollino nga Leonard Koka, vëllai i deputetit Lefter Kokës, pas publikimit të fotove nga Shqiptarja.com dhe Report Tv, ku presidenti Meta shfaqet në krah të Nar Kokës dhe Xhevdet Troplinin, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe subjekt i OFL për justifikimin e pasurisë.

I ftuar në 'Repolitix' Koka tha se ky ishte një rast i rëndë, i dënueshme dhe se prokuroria duhet të niste një hetim. Në lidhje me faktin që Presidenti Meta ndodhej në krah të një personi të dënuar për drogë, gazetari koka shprehet se ai duhet të bëj një 'mea culpa' dhe të mbajë përgjegjësi në lidhje me aktet e tij.

'Absolutisht nuk është normale që të kërcënohet dikush. Unë kurrë mes një vëllai politikani dhe një gazetari unë kurrë nuk të zgjedh politikanin. Jo se unë punoj tek Syri. Gjuha e përdorur në SMS është tejet ofenduese dhe kërcënuese. Është mirë që prokuroria të nisë një hetim sepse sot i ndodh gazetarit Bollino, nesër mund të më ndodhë mua dhe ty dhe ta harrosh dhe kurrë nuk asnjë qime në gjuhë për këtë qëndrim se ai mesazh është shumë i gabuar. Po shikoja se Koka është kontaktuar nga Syri.Net dhe unë prirem t;i besoj. Nuk e ka trajtuar si lajm në TV. Kontaktet e medieve ndaj Kokës nuk janë për herë të parë. Është një personazh i njohur. Ai është edhe padrinoja i marrëveshjes Rama-Meta. Është një person i pranishëm sa në politikë ashtu edhe në prapaskenat e saj. Unë e dënoj aktin e zotit Koka meqë ndaj edhe të njëjtin mbiemër. Nuk është kjo gjuha që duhet përdorur ndaj gazetarëve. 100 herë të njëjtin qëndrim do mbaja. Sa i takon publikimit të fotove jam për shtetar që mbajnë përgjegjësi. Presidenti, kryeministri nuk janë njerëz që shkojnë pa informacion me njerëzit ku ulesh. Kur gjërat relativizohen na kthejnë në një shtet afrikan. Unë dua të jetoj në një shtet europian, ku politikanët mbajnë përgjegjësi për veprimet që bëjnë.  Unë them se presidenti duhet të dalë dhe të sqarojë se pse është aty. Ne e dimë që është në një ditëlindje të zotit Koka. Ne e dimë që Koka dhe Meta nuk i ka më ato raporte me Metën. Atëherë kur ka ndodhur kjo gjë kanë qenë të afërt. Unë them se presidenti Ilir Meta duhet të bëjë një Mea Culpa. 

Unë nuk mendoj që këto figurat e krimit lulëzojnë një ditë dhe vrasin një person. Ajo që kemi në rastin e të ndjerit Jan Prenga është produkt i një aktiviteti që ka nisur prej kohësh. Trajtimi editorial i përmbajtjes së këtyre fotove, kjo është në klemencën e tij personal dhe për këtë gjykohet nga publiku. Ai mban përgjegjësi për atë që bën. Nëse është gjykuar nga redaksia se publikimi i atyre fotove është në interesin publik ne duhet të mbajnë të njëjtën masë gjykimi si në rastet e tjera,. Unë kam qenë nga ata që kam dënuar fotot e Ramës me persona me precedentë penalë në Elbasan dghe shumë e shumë foto të tjera që Rama ka shumë më shumë se Meta në dijeninë e time. O do mbajmë një metër për të gjithë, ose do mbyllim gojën do themi kush nuk ka bërë krim të hedhë i pari gurin', tha Koka.

Edhe për sekretarin për media në PS, Albert Nikolla u shpreh se këto 'kërcënime janë të papranushme dhe të dënueshme ndaj çdo lloj gazetari.'

Leonard Koka, vëllai i ish-deputetit të LSI, Lefter Koka kërcënon botuesin Carlo Bollino pas publikimit të fotove që tregojnë presidentin e republikës Ilir Meta, i cili në vitin 2017 tashmë president i emëruar, merr pjesë në një darkë në krah të dy trafikantëve të drogës Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cimi: 05/03/2020 08:26

    bledi e hengre buken me gjize mo? ta kisha lene te tastjera e kompiuterit.

    Përgjigju
  • ILIR KAK META: 05/03/2020 08:01

    Ilir meta e vërteta është bajg.

    Përgjigju
  • Bora: 04/03/2020 23:31

    Bravo Koka! Respekte, Bora

    Përgjigju
  • Pipo: 04/03/2020 23:16

    Komplimentet e gjitha per ju qe kini guxim dhe nuk mbeshtesni asnje nga keta maskerenj qe shtiren neper parlamente e tribuna sikur i duan te miren popullit.... dhe keta jan kalbesira e ketij vendi. Qe nga presidenti jon i pari njeriu me i koruptuar

    Përgjigju
  • Bobo: 04/03/2020 22:22

    President leshi qe kemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    6 Dhjetor, 08:38

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Sali Berisha është xhindosur kaq shumë me Lul Bashën?!

Ylli Pata: Pse Sali Berisha është xhindosur kaq shumë me Lul Bashën?!