TIRANË- Gazetari Denis Dyrnjaja e sheh të padiskutueshme fitoren e Erion Veliajt në Tiranë.
Duke folur në Report TV në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu, , Dyrnjaja e cilësoi kandidimin e Belind Këlliçit si një gafë politike të opozitës.
Sipas tij, Këlliçi nuk është personi i duhur që mund të rivalizonte Veliajn.
“Për Tiranën nuk mendoj se ka diskutim. Veliaj do marri konfirmimin në mënyrë absolute. Këtu është e kotë që të diskutohet. Nuk flas si tifoz, flas ftohtë fare as nuk kam asnjë dyshim me këtë Parti Demokratike që ka. Është një person që nuk duhet paragjykuar zoti Këlliçi, por mendoj që nuk është personi i duhur që duhet të rivalizonte me Erion Veliajn. Është një gafë taktike politike sepse po e djegin dhe politikisht”, thekson gazetari .
Për Bashkinë e Tiranës janë në garë Erion Veliaj nga socialistët dhe Belind Këlliçi nga 'Rithemelimi', e ndërsa edhe pala tjetër e PD-së, ajo e Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se do të nxjerrë kandidatin e saj, por deri më tani nuk ka bërë publike asnjë emër.