Gazetari pakistanez vendos një 'standard' të ri, raporton LIVE përmbytjet i mbuluar nga uji

PAKISTAN -Nëse deri më sot kemi thënë më kot se 'përmbytjet kanë shkuar deri në fyt', gazetari pakistanez e përjetoi vërtetë një situatë të tillë dhe jo në një situatë normale por të pazakontë.

Azadar Hussain, raportoi live nga një zonë e përmbytur në Pakistan, ku qëndroi i zhytur në ujë dhe i dukej vetëm koka dhe mikrofoni.

"Në rajonin e Jhakkar Imam Shah, niveli i lumit Indus është vazhdimisht në rritje dhe ka përmbytur mijëra hektarë tokë bujqësore", tha reporteri gjatë lidhjes direkte me studion e lajmeve.

Raportimi i tij solli shumë komente në mediet sociale dhe jo vetëm. Shumë persona komentuan sigurinë e rrezikuar të gazetarit, ndërsa të tjerë e panë si një standard të ri të raportimit të lajmeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

21 janari, Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, ka prova të reja që do dalin nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim

21 janari, Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, ka prova të reja që do dalin nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim