Gazetari zbërthen në 'Repolitix' 3 dosjet hetimore ndaj Metës: Veprimet hetimore për CEZ- DIA drejt fundit! SPAK ka 3 dëshmi që e implikojnë

Gazetari Adriatik Doçi zbuloi mbrëmjen e sotme në ‘Repolitix’ në Report Tv se hetimet për dosjen CEZ-DIA janë drejt fundit.

"Veprimet hetimore të SPAK janë drejt fundit e do të kemi një lloj vendimmarrje. Nëse kjo dosje do të referohet në gjykatë ndaj Ilir Metës si të implikuar në këtë aferë, ose do të ketë pushim të çështjes" deklaroi gazetari Doçi në studion e gazetarit Denis Minga.

Më tej zbulon se SPAK ka administruar dhe 3 dëshmi shumë të rëndësishme që implikojnë Ilir Metën në këtë aferë të cilën vetë Dumani e ka hetuar dhe ka shkuar në burgun e Fierit për ti marrë dëshminë Kastriot ismailajt.

'Ka pasur përpjekje për ti marrë dëshmi në burgun e Fierit. Nuk ka konfirmim nëse ka dhënë dëshmi. Ka shkuar vetë Dumani, meqë është investuar tek hetimi i çështjes CEZ/DIA. Kreu i SPAK mund të përfshihet në hetime të caktuara dhe një nga kèto ishte dhe CEZ DIA. Përpos kësaj, besoj se SPAK ka administruar 3 dëshmi shumë të rëndësishme që implikojnë Ilir Metën në aferën CEZ/DIA. Është veprim krejt normal hetimor. Nuk është ndaj një komplot ndaj Partisë së Lirisë', thotë Doçi.

Gazetari komenton dhe sulmet që ditët e fundit ka marrë Ilir Meta, dhe çfarë fshihen pas tyre.

"Turbuillimi dhe paniku që reflekton Ilir Meta këto ditë lidhet me veprimet hetimore të SPAK për dosjen CEZ/DIA. Nëse tek dosja e lobimeve dhe shërbimeve estetike, SPAK ka prova të lëvizjes së parave të konfirmuara nga ana e SHBA-ve me letërporosi, dosja e CEZ/DIA sipas burimeve që kemi bazohen në disa dëshmi të rëndësishme që e vizatojnë Ilir Metën si pronarin faktik dhe bosin e kësaj afere korruptive. Ja pse Ilir Meta sulmon Dumanin.

Po kush janë dëshmitë kryesore që implikojnë Metën në aferën CEZ- DIA? 

"Dëshmitë janë të Elvis Matës, drejtor ekzekutiv e kompanisë DIA, me pronar Kastriot Ismaila, një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës. Vite më parë e ka emëruar dhe kryetar të LRI-së.  Dëshmia tjetër është Vojsava Ismailajt, gruaja e Kastriot Ismailaj, e cila ka rrëfyer se pas kësaj afere fshihet Meta dhe Kryemadhi. Ka rrëfyer raportet financiare, familjare, kërkesat që kishte Ilir Meta për para. Dëshmia tjetër është e Jozef Hisekut, ish shef i CEZ në Pragë për Shqipërinë, i cili në procesin e arbitrazhit që DIA kishte me shtetin shqiptar ka rrëfyer se Kastriot Ismailajn ia ka prezantuar Ilir Meta, e Ilir Meta fshihej pas Kastriotit.  Këto dëshmi implikojnë Ilir Metën dhe rrezikohet një urdhër arresti ndaj Ilir Metës. Nuk dimë çfarë ka rrëfyer Kastriot Ismailaj, por  ky mund të jetë 'Asi nën mëngë' i SPAK" thotë Doçi

Ndërkohë disa muaj më parë Meta shantazhoi dhe prokurorin tjetër të SPAK, - që 'burgosi në shtëpi - Sali Berishën. 

'Para disa muajsh Ilir Meta i ka dhënë një mesazh, një lloj shantazhi prokurorit të çështjeve të lobimeve në SHBA dhe shërbimeve estetike Arben Kraja. Janë dy dosje që po hetohen nga Arben Kraja dhe Sotir Kllapi. . Prokurorit të lobimit i ka tha je spordhjaku i partisë.

Nga ana tjetër, Doçi zbulon se Prokuroria së Posaçme ka avancuar dhe me hetimet e dy dosjeve të tjera, atë të lobimeve në SHBA si dhe shërbimeve estetike në Vjenë e San Marino.

Është avancuar me dosjen e lobimit. Sipas burimeve ka patur një lloj ngërçi për shkak të letërporosive që ka çuar SPAK edhe në Qipro. Ky shtet ka kthyer përgjigje por për prokurorët e SPAK nuk kanë qenë të plota dhe është dërguar dhe një tjetër letërporosi përgjigja e shteruese e të cilës ka ardhur këto ditë.  Veç CEZ DIA, disa procedime penale janë regjistruar, njëri nga këta kryesori 122 që u regjistrua në korrik 2022. Këtu janë bashkuar disa procedime ku përfshihen akuza për korrupsion, pastrim parash, lobim në SHBA në vlerën 1.2 mln euro, para të padeklaruara në asnjë institucion shqiptar. Dosja tjeter është  për shërbime estetike që Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi i ka marrë në Vjenë dhe në një klinikë në San Marino. Monika Kryemadhi besohet se i ka marrë këto shërbime që nga vitin 2004. Të gjitha këto janë bashkuar në një dosje dhe prokurorë të çështjes janë Arben Kraja dhe Sotir Kllapi. Besohet se hetimet janë avancuar dhe do të merret një vendim për këtë dosje', vijon më tej Doçi.

Juristi Skerdjan Dhuli, thotë se mbështetja ndaj SPAK ose jo nga subjektet politike nuk përkthehet në vota elektorale. Në këto kushte edhe shpërthimi i Metës ndaj SPAK vjen pasi LSI ka rënë ndjeshëm, por sipas tij nuk do të bëjë që rriten votat.

'SPAK mund ta mbështes një qytetar, por e kam krijuar unë thotë Edi Rama, por ka gjysmën e qeverisë. Në finale mund ta mbështesim të gjithë SPAK, por nuk prodhon vota. Pesha politike e LSI ka rënë ndjeshëm. Nuk ka nevojë ta masë në shifra elektorale, e shoh në terren. Kur them ka rënë, kishte 18 deputetë, sot ka vetëm 4. Një parti në rënie. Kjo duket në terren. Votat e saj në administratë i ka marrë Edi Rama. Votat në Tiranë i ka marrë Erion Veliaj', nënvizoi Dhuli.

Juristi i PD-së, Indrit Sefa vijon më tej duke thënë se takime të tilla të prokurori të çështjes për të marrë dëshmi janë një gjë e zakonshme.

'Kur hetimet janë komplekse prokurori është i predispozuar ta bëjë vetë hetimin. Marrja në pyetje e një dëshmitari që është e vlefshme për zbardhjen e aktivitetit kriminal kryhet. Nga përgjigjet e dëshmitarit dalin pyetje të tjera që kanë rëndësi', shprehet Sefa.

Avokati Leonard Karaj zbulon se SPAK ka kërkuar nga GJKKO të vendosë në masë shtrënguese Ilir Metën, por Gjykata e ka kthyer mbrapsht. 

'Basha, Rama gjithë politikanët kanë konsumuar këtë vepër penale çdo javë, çdo muaj. Di të them që SPAK ka shkuar dy herë në GJKKO për të kërkuar masë shtrënguese ndaj Metës. Dhe i është kthyer mbrapsht nga Gjykata. Ky fakt ka rënduar situatën e zotit Meta dhe që është bërë agresiv këto ditë. Është informacion nuk e di se është zyrtare', tha Karaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
Skerdjan Dhuli: LSI një parti në rënie, sulmet ndaj SPAK nuk japin vota

Skerdjan Dhuli në 'Repolitix', tha se partia e Ilir Metës është në rënie dhe kjo duket edhe në mandatet që ka në parlament. Por sulmet ndaj SPAK të Metës nuk është se do ndikojnë në elektorat për të nxjerrë vota.

'SPAK mund ta mbështes një qytetar, por e kam krijuar unë thotë Edi Rama, por ka gjysmën e qeverisë. Në finale mund ta mbështesim të gjithë SPAK, por nuk prodhon vota. Pesha politike e LSI ka rënë ndjeshëm. Nuk ka nevojë ta masë në shifra elektorale, e shoh në terren. Kur them ka rënë, kishte 18 deputetë, sot ka vetëm 4. Një parti në rënie. Kjo duket në terren. Votat e saj në administratë i ka marrë Edi Rama. Votat në Tiranë i ka marrë Erion Veliaj. Duke besuar se mbështetja ndaj SPAK, prodhon vota. Nuk është kështu. Ta mbështesësh pa asgjë mbrapsht, se ata nuk janë ta pagabueshëm. Nuk ka jurist në botë që thotë se Gjykata do bëjë çfarë thotë SPAK. Nuk e mbështesim SPAK pa rezerva. Votat i prodhon tjetër gjë. Meta nuk i humbur votat se lufton me SPAK. Si e mbështet SPAK si jo nuk ka ndryshim në votë', tha Dhuli.

Ora 21:43
'SPAK ka shkuar dy herë në GJKKO për masë shtrënguese ndaj Metës', avokati zbulon në 'Repolitix': Gjykata e ka kthyer mbrapsht

 

Avokati Leonard Karaj zbuloi në 'Repolitix' se këto ditë të fundit SPAK ka shkuar dy herë në Gjykatën e Posaçme për të kërkuar një masë shtrëngues ndaj Ilir Metës, gjë që ka bërë që ai të ketë një sjellje të tillë në publik ndaj SPAK dhe Dumanit. 

'Sistemi i drejtësisë nuk kanë dashur të merren me politikë. Basha, Rama gjithë politikanët kanë kosnumuar këtë vepër penale çdo javë, çdo muaj. Në këtë pikë është konsum politik, sesa pjesë që duhet marrë politika. Fakti që Meta është i irrituar, di të them që SPAK ka shkuar dy herë në GJKKO për të kërkuar masë shtrënguese ndaj Metës. Dhe i është kthyer mbrapsht nga Gjykata. Ky fakt ka rënduar situatën e zotit Meta dhe që është bërë agresiv këto ditë. Është informacion nuk e di se është zyrtare. Unë me SPAK ndryshe nga Indriti, nuk e shikoj SPAK si Perëndi, që duhet me patjetër ta mbështesësh, përkundrazi duhet ta kritikojë nga mëngjesi deri në darkë, për gjëra që i bën me dy standarde, ose politike. Normalisht është krijuar për të zhbërë klasën politikë në Shqipëri', tha avokati.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër