KINE - Një vajzë 11 vjeçe ka zënë ngushtë udhëheqësit e partisë komuniste dhe të qeverisë me një pyetje për sigurinë e ushqimeve. Pyetja erdhi nga salla e gazetarëve ku vajza përfaqësonte gazetën për të rinjtë 'Chinese Teenager News' në konferencën për shtyp në kongresin e partisë Komuniste në Pekin.

Sun Luyuan, 11 vjeçe surprizoi të pranishmit kur u shpreh se mua me të vërtetë më pëlqejnë ushqimet 'Snacks' (të thata), por tani nuk kam guxim t'i blej ato pasi përreth ka mjaftueshëm ushqime të skaduara. Pyetja ime për të gjithë xhaxhallarët dhe hallat e kabinetit ministror: Si mund të jenë të qetë fëmijët për ato që konsumojnë?

Pas disa sekondash heshtje e ka marrë fjalën ministri i Arsimit Yuan Guiren, i cili tha se qeveria ka marrë disa masa për të kontrolluar cilësinë e ushqimeve në vend.

Pyetja e "gazetares" 11-vjeçare vjen në kohën kur Kina është përfshirë në një sërë skandalesh lidhur me ushqimet e skaduara, ku më i bujshmi ishte ai i qumështit për bebe.

(rd/shqiptarja.com)