Gazetarja e Report TV, Anduela Ndreu ka festuar ditëlindjen e saj në mënyrë të jo të ngjashme me festat e zakonshme që jemi mësuar të shohim.
Ndërrimet e viteve të jetës së saj e gjetën Anduelën pas më shumë se 10 orësh punë në terren në mjediset e Kryesisë Kuvendit nga ku po raportonte për takimin kokë më kokë mes Ramës dhe Bashës që do të sillte marrëveshjen historike dhe mbylljen e krizës.
Pavarësisht orëve të gjata në punë, Anduela nuk e ndau buzëqeshjen dhe pranoi urimin surprizë të stafit të Report TV, të cilët e uruan live në transmetim televiziv sapo dha lajmin e madh të marrëveshjes.
Anduela tha se do të donte ta festonte gjithnjë kështu ditëlindjen, mes lajmeve të mira.
Gazetaria të mban larg familjes edhe në momente private, por Shqiptarja.com dhe Report TV i uron koleges Ndreu jetë të gjatë e të shëndetshme, dhe sigurisht raportimin e sa më shumë lajmeve të mira për shqiptarët, të cilët zakonisht burojnë nga sektori që ajo mbulon, politka.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO