Gazetarja Halili, Krishtlindjet e
para pa të birin, i kushton poezi

Gazetarja Halili, Krishtlindjet e<br />para pa të birin, i kushton poezi
Gazetarja dhe pedagogia, Ernestina Halili, i ka kushtuar një poezi djalit të saj Klejdi, i cili humbi jetën në aksidentin me motor së bashku me mikun e tij, këngëtarin Ergi Dini.

Kjo është nata e parë e Krishtlindjeve që gazetarja dhe pedagogia, Ernestina Halili, kalon pa djalin e saj. Dhimbjen e humbjes së djalit zonja Halili e ka shprehur përmes  një poezie me titullin “Tri herë 21”.
 
 Poezia e Ernestina Halilit, kushtuar të birit:

Tri herë 21!
Bir,
Natë Kshnellash âsht knej
E paqën vnue e kam n’mjedis flak’s qirit tand.
Bir,
zhgjetën e dek’s e pave ti,
barr’n e kryqit lânë ke n’nânë,
t’rândë,
t’rândë,
t’rândë.
N’muj’n e shenjtve, bash 21,
nimrue dy herë, n’vit e ditë,
Ora jote t’u avit, paj n’21.00.
Heu bir,
21,21,21,
bash n’at ditë…
Zgjetën e dek’s e pave ti,
Barr’n e kryqit lânë ke n’nânë,
t’rândë.
T’rândë!
Kah shkruej g’zimet tueja,
e k’ndue rruzar’t e lag’ta,
prej gulçit tând,
Bir, kqyra se dy dhe nja, Trininë bâjnë ..!


Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'