Gazetarja në Ukrainë për Report Tv: Kamionët e ushtrisë po armatosin qytetarët në Kiev

Gazetarja në Ukrainë për Report Tv: Kamionët e ushtrisë po armatosin qytetarët në Kiev

 

Gazetarja nga Ukraina, Marina Folova thotë për Report TV se në Kiev, edhe emigrantët pa dokumente, po u jepen armë nga autoritetet lokale për të luftuar agresorin rus.

Teksa tregon situatën në kryeqytetin e Ukrainës, gazetarja Folova tha se në qytetet të ndryshme të vendit kanë shkuar disa kamionë me armë për të armatosur banorët.

10 persona ruajnë hyrjen e metrosë Minskaya, Geroev Dvepra me automatikë, ku fshihen banorët nga bombardimet. Pranë kësaj zone është aeroporti, qytetet e vogla Vishgorod, Irpen, Bucha ku ka shumë ushtarë rusë. 18,000 armë u janë shpërndarë ukrainasve që kanë dalë vullnetarë për të mbrojtur vendin e tyre kundër pushtimit të vazhdueshëm rus.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Gati për armëpushim! SHBA: Diplomacia e pamundur nën tytën e armës, Rusia të tërheqë trupat! NATO: 'Oreksi' i Putin nuk ndalet në Ukrainë


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë