Gazment Bardhi takim me fermerët në Cërrik: Fund kritereve përjashtuese korruptuese, qeveria Basha subvencion për çdo fermer mbi bazën e prodhimit

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, pati një bashkëbisedim me fermerët e zonës së Lumasit në Cërrik, ku ndau me ta prioritetet e qeverisjes për mandatin e parë, që ka të bëjë me nxjerrjen e fshatit nga varfëria dhe krijimin e kushteve për punë e mirëqenie.

Bardhi theksoi se subvencioni do të jetë sipas prodhimit, pa burokraci, pa kritere përjashtuese, dhe i vetmi dokument që do të duhet, është karta e identitetit, ku është numri personal.

Gazment Bardhi tha se përveç braktisjes, kryeministri tani edhe i fyen dhe i tall fermerët shqiptarë.

“Pasi u tha fermerëve thashethemexhinj e dembelë, tani thotë se produktet e fshatit tonë ngelen pa shitur se janë të paditur. E gjitha kjo tregon sjelljen e tyre në 8 vite. Mirë që nuk ju mbështesin, mirë që nuk janë krah jush, po janë edhe arrogantë dhe të pafytyrë. Ju e keni dëgjuar që thotë kam shpërndarë vjet 95 milionë euro për fermerët. Po unë nuk kam gjetur deri më sot, një rast të vetëm, dhe këtë nuk e them për politikë, që të ketë ngritur dorën dikush e të ketë thënë unë kam marrë 2 lekë”, u shpreh Bardhi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani