Gazment Bardhi takohet me pensionistët në Elbasan: Qeveria i ka lënë njerëzit në baltë, e vetmja punë që ka bërë është vjedhja e lekëve

Gazment Bardhi takohet me pensionistët në Elbasan: Qeveria i ka lënë njerëzit në baltë, e vetmja punë që ka bërë është vjedhja e lekëve

Gazment Bardhi

Drejtuesi politik i qarkut, Gazment Bardhi është takuar ditën e sotme me disa pensionistë në Elbasan, të cilët ngritën tre probleme kryesore, largimin e fëmijëve në emigracion gjatë këtyre tetë viteve, blerjen e shërbimit shëndetësor me lekë dhe pensionet që kanë ngecur në vend, pa u rritur.

Bardhi tha se në Elbasan qeveria i ka lënë në baltë njerëzit, veçanërisht pensionistët.

 “Në 8 vite vetëm zero. Ne pensionistët në fund fare kemi shkuar. Në kohën e Berishës hanim të gjithë mish, tani nuk e shohim me sy.”– theksoi një pensioniste e revoltuar me braktisjen nga qeveria këto 8 vjet.

“Këta pasuruan vetëm veten dhe varfëruan popullin. Çmimet u rritën të gjitha, pensionet në vendnumëro, siç ka ngecur dhe Shqipëria në vendnumëro. Nga qarku i Elbasanit kanë ikur 75 mijë qytetarë në këto 8 vjet, rreth 25 % e popullisë.  Nuk është bërë asnjë hap përpara. Edi Rama bërtet për shëndetësi falas, por shëndetësi falas nuk ka. 300 mijë vende pune jo, ulje e kostos së jetesës jo, përkundrazi, na e rriti, prandaj na duhet ndryshimi. Jo më me premtime boshe. E vetmja punë që kjo qeveri ka bërë është vjedhja e lekëve të buxhetit dhe pasurimi për vete. Nuk justifikojnë as pasurinë e deklaruar, ndërsa shqiptarët marrin rrugët. Këtë do ta ndryshojmë më 25 prill”, tha Bardhi, i cili u shpreh i bindur se vendit i duhet një kryeministër si Lulzim Basha për ta çuar përpara.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës